FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË KONFERENCËN “Reforma në pushtetin gjyqësor dhe prokurori, sfidë e kohës”.

4 tetor 2007
Vlorë
Përshëndetje të gjithëve!
Faleminderit z. Spahiu,
Të nderuar zotërinj deputetë,
Të nderuar zotërinj gjyqtarë, prokurorë,
Të nderuar qytetarë të Vlorës,
Është një kënaqësi e veçantë për mua që jam sot këtu. E pranova ftesën me shumë kënaqësi, sepse u motivova nga disa arsye themelore që të krijon bashkëbisedimi me ju pikërisht këtu në Vlorë. Ka arsye të retrospektivës historike. Nga historia e dimë që pikërisht këtu në Vlorë, Ismail Qemali, afro një shkekull më parë, së bashku me bashkëpunëtorët, e tij themeloi Kanonin e Zhurisë, që ishte i pari pakt juridik për të organizuar sistemin e drejtësisë në qeverinë e parë pas shpalljes së shtetit shqiptar. Së dyti jemi këtu në Vlorë për shkak të specifikave që ka ky rajon i Shqipërisë. Sot këtu janë përfaqësues gjyqtarë dhe prokurorë të qytetit të Vlorës, por edhe të rretheve të Beratit, të Fierit, të Lushnjes, për shkak të një specifike jo vetëm gjeografike, por edhe të një specifike sociale. Vetëm gjatë vitit 2006 këtu janë gjykuar, vetëm në Gjykatën e Apelit, 12 mijë çështje. Përfytyroni t’i shumëzoni për dy dhe janë rreth 24 mijë çështje. Për çdo rast shumëzoni mesatarisht për katër duke i konsideruar të interesuarit në këtë çështje, familjarët, janë rreth 100 mijë njerëz që përfshihen në këtë proces. Është një proces, ku qoftë qytetari i thjeshtë, qoftë politikani, qoftë biznesmeni, të gjithë janë mjaft të interesuar që të marrin drejtësi.
Problemi i drejtësisë nuk është një problem, që po trajtohet sot këtu për herë të parë. Që pas vitit 1992, pra prej rreth 15 vjetësh të gjithë përfaqësuesit e klasës politike, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë janë përfshirë në një ndryshim të rëndësishëm e esencial të legjislacionit. Të gjithë janë për t’u përgëzuar. Natyrisht që, ka qenë dhe vazhdon të jetë në proces mjaft i vështirë, i cili është diktuar për shkak të ndryshimeve të detyrueshme sociale dhe ekonomike në vendin tonë dhe në sfond të aspiratës që kemi për t’u integruar në familjen europiane.
Sot ne jemi në një moment kur të gjithë janë të përfshirë në një debat jo për të neglizhuar, apo për ta mohuar, por në një debat për të ndërtuar metodikën e saktë të reformimit, ndoshta, definitiv në sens relativ. Nuk mund të jetë definitiv në sens absolut, sepse ligjet do të vazhdojnë të përmirësohen vazhdimisht. Por sot shoqëria shqiptare ka nevojë që ta kthejë drejtësinë tek qytetarët, pasi, për hir të së vërtetës, kjo drejtësi në një pjesë të konsiderueshme të saj ose mungon, ose jepet në mënyrë të cunguar. Ka opinione të ndryshme rreth indeksit të drejtësisë në institucionet e saj, qoftë në gjykata, qoftë në prokurori. Unë sot do të mbaj një pozicion tjetër, nuk do të mbaj pozicionin e opinionistëve, të analistëve, të njerëzve që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Jam i detyruar të përfaqësoj sot këtu zërin e qytetarit, i cili në mjaft raste, qoftë në prononcime spontane, qoftë nëpër sondazhe e trajton problemin e drejtësisë me mjaft preokupacion edhe shqetësim.
Tek drejtësia sot përplasen mjaft interesa. Përplasen interesa të politikës, e cila, për hir të së vërtetës, në një pjesë të mirë është e interesuar që drejtësia të marrë formën e duhur. Por, ka edhe segmente të caktuara të politikës që, në një mënyrë ose një tjetër ka interferuar tek sistemi i drejtësisë, ka qenë edhe e interferuar nga ana e punonjësve të caktuar të sistemit të drejtësisë dhe, për fat të keq, sot në të gjitha prononcimet e institucioneve specifike që merren me këtë problem, drejtësia shqiptare rreshtohet në një vend jo të preferuar. Sot Shqipëria, gjithashtu për fat të keq them, rreshtohet midis vendeve që ende ka korrupsion, ende ka kriminalitet dhe, besoj që kjo do të ishte një barrierë shumë e fortë për atë aspiratë që kemi ne për t’u integruar në familjen europiane. Natyrisht, të njohësh barrierën nuk do të thotë të bëhesh pesimist. Të njohësh barrierën do të thotë të mobilizohesh për ta shembur këtë barrierë. Dhe për ta shembur këtë barrierë nuk mjafton të jesh politikan, nuk mjafton të jesh deputet, nuk mjafton të jesh punonjës i sistemit të drejtësisë, por të gjithë së bashku, duke patur sensin e bashkëpunimit në kohezion, të kombinimit të saktë të vullnetit politik dhe të profesionalizmit do të bënte të mundur që të gjithë të ngremë një front të vetëm për të organizuar mbi baza tepër të shëndosha sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Çështjet janë nga më të ndryshmet. Sigurisht, të flasësh sot për çështjet që përballon drejtësia, ato janë të shumta, fillojnë nga çështjet e korrupsionit, vazhdojnë me çështjet e kriminalitetit, vazhdojnë me çështjet civile, me çështjet administrative, me problemet e pronësisë. Pra, është një varg i tërë, i cili tek e fundit finalizohet në momentin e dhënies së drejtësisë.
Drejtësia është në themel të shtetit, pra është themel i shtetit të së drejtës, pa të cilën nuk ka shans që ne të bëjmë progres. Unë do të flas hapur, sikurse kam folur gjithmonë. Në një shoqëri demokratike zërat janë të ndryshëm dhe fatmirësisht që janë të tillë. E rëndësishme është që me cilësinë e Presidentit të Republikës do të jem i pozicionuar tek dokumenti themeltar i shtetit. Ky është një pozicion rigoroz, tek i cili nuk duhet të dyshojë askush. Ky është pozicioni ligjor, që ka institucioni i Presidentit, por institucioni i Presidentit do të jetë shumë i vëmendshëm për të qenë promotor, për të qenë bashkëpunëtor, për të qenë katalizator i proceseve të reformimit sidomos në sistemin e drejtësisë. Nuk është një nevojë që vjen thjesht nga brenda, por vjen edhe si një lloj diktimi nga të gjithë përfaqësuesit e vendeve europiane, ku në termat që diskutohen për integrimin e Shqipërisë në Europë, një nga momentet themelore është pikërisht dhe sistemi i drejtësisë. Në çdo lloj bisede, në çdo lloj mbledhjeje, në çdo lloj takimi janë të rëndësishme të gjitha reformat, por domosdoshmëri themelore mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë.
Sikurse thashë edhe në politikë ka zëra të ndryshëm. Unë para një muaji organizova një takim me krerë të partive politike parlamentare. Tematika ishte e fokusuar tek drejtësia. Me kënaqësi konstatova që të gjithë ishin të predispozuar, të motivuar dhe shprehën vullnetin e tyre që kjo reformë duhet të vazhdojë me ritme intensive. Por pas afërsisht një muaji, kemi tentativa të qarta të segmentimit të debatit politik. Ka më shumë dëshirë për të qenë interesant nëpër intervista televizive, për t’u marrë me gjëra, që natyrisht janë të rëndësishme, por përpara kësaj që kemi diskutuar konsiderohen të vogla, në sensin relativ kuptohet, pra pas një muaji nuk kam dëgjuar asnjë zë që të thotë: ‘hajde të fillojmë punën me komisionin për të cilin u ra dakord’. Pra politika shqiptare duhet të largohet nga llafet, nga retorika, nga debate të vogla dhe duhet t’i kthehet debatit themelor.
Nuk është e thënë që të gjithë të sintetizohemi në një opinion rreth këtij problemi, sepse politika do të ketë vullnetin, kurse bazën e punës do ta bëjnë profesionistët. Kjo ka qenë arsyeja që të gjithë së bashku ramë dakord që të ketë dy komisione, një komision të posaçëm parlamentar dhe një komision ekspertësh me përfaqësues të të gjitha institucioneve të drejtësisë. Sepse ka një parim bazë që rigjenerimi fillon nga brenda, pra nga qelizat e shëndosha të sistemit të drejtësisë. Pavarësisht nga kritikat qe ne kemi ndaj këtij sistemi, sistemi ynë i drejtësisë ka mjaft qeliza të shëndosha. Do të ishte gabim i madh të përkufizohej sistemi ynë i drejtësisë me vulën e korrupsionit tek të gjithë. Jo, ëshë gabim! Ka mjaft njerëz të ndershëm, njerëz profesionistë, të cilët për fat të keq marrin vulën e korrupsionit patjetër në segmente të caktuara. Qoftë në gjyqësor, qoftë në prokurori, ne duhet të shkëputemi nga kjo lloj psikoze, nuk mund të ketë indikator nga jashtë, por ky revolucion i vërtetë i ndryshimeve në sistemin e drejtësisë duhet të vijë nga brenda.
Ka debat midis politikanëve dhe fatmirësisht ka një nivel të rritur të perceptimit publik. Shikoni mikrofonin e hapur, që nuk është më i njëjti nivel me disa vite më parë. Njerëzit nuk dinë të thonë vetëm ‘po’ dhe ‘jo’. Njerëzit interpretojnë, ata bëjnë analiza. Për fat të keq nuk dëgjohet ky debat brenda sistemit të drejtësisë. Është e nevojshme dhe duhet të fillojë një debat profesional. Duket sikur njerëzit kanë rënë në gjumë, duket sikur kanë qenë të influencuar dhe, jo sot për hir të një lloj klime oportuniste me marrjen e ftesës nga z.Spahiu, por unë dëshiroj ta falenderoj pa masë, sepse kanë qenë organizatat joqeveritare, të cilat me vite e kanë ngritur këtë debat. Edhe sot, ne jemi të lumtur që e morëm ftesën për të organizuar këtë debat. Do të dëshiroja të falenderoja të gjithë ekspertizën ndërkombëtare dhe ata që janë të interesuar për ta parë Shqipërinë si një vend europian të pozicionuar jo thjesht gjeografikisht në Europë, por edhe me standardet që kërkon Europa e Bashkuar dhe, mbi të gjitha, me standarde në fushën e drejtësisë. Sigurisht, ne do ta vazhdojmë reformën. Do ta vazhdojmë, sepse në rast se kjo reformë nuk do të bëhet, ju siguroj që nuk do të bëhet ose do të zvarritet jo për fajin tuaj, përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Në rast se nuk do të bëhet kjo reformë, kjo do të ndodhë sepse nuk do të ketë vullnet politik. Në rast se është shprehur vullneti politik, nuk do të bëhet sepse klasa politike, deputetët nuk do të jenë në gjendje që të bashkëpunojnë për të ofruar ekspertizën dhe për të reformuar ligjet. Pa dashur të paragjykoj askënd, kjo do të krijonte një handikap shumë i madh, i cili do të paguhet sigurisht me ata që na monitorojnë. Monitorimi bëhet në radhë të parë nga qytetarët, së dyti monitorimi bëhet nga institucionet ku ne presim të integrohemi.
Kam diskutuar gjerë e gjatë në këtë periudhë me ekspertë, të cilët natyrisht ndajnë opinione të ndryshme, por nuk janë larg njëri-tjetrit. Ju do të diskutoni në mënyrë specifike, do të diskutoni në mënyrë profesionale, por një duhet të jetë në themel të drejtësisë. Ka një debat publik për funksionimin sipas Kushtetutës, sipas ligjeve e sigurisht ashtu duhet të funksionojë. Por nuk është e thënë që gjërat të jepen njëherë e përgjithmonë, nuk është e thënë që disa titullarë institucionesh, qofshin këto në nivel qëndror, qofshin në nivel lokal ta konsiderojnë veten të përjetshëm. Të mos futemi në konotacione të tjera pa paragjykuar askënd. Gjërat duhet t’i diskutojmë në princip. Sistemi i drejtësisë, përderisa perceptohet nga shoqëria që ka probleme, ka nevojë që të rigjallërohet. Ndryshe do të kthehet në një pellg, sikurse thotë një shkrimtar, do të kthehet në një pellg, në një moçal ku shumëzohen mikrobet për të shpërthyer epideminë. Ne nuk do ta lejojmë këtë punë, qoftë institucioni i Presidentit, Parlamenti në radhë të parë, që është vendi ku reformohen ligjet dhe të gjithë përfaqësuesit më në zë të sistemit të drejtësisë, të gjithë së bashku duhet operojmë që këto ligje të reformohen sa më shpejt dhe natyrisht të vendosen edhe thekse demokratike, si në limitimin e funksioneve qoftë në nivel qëndror, qoftë në nivel lokal, në rritjen e profesionalizimit, në profilin e ndershmërisë, në etikën e komunikimit, sepse po t’i futemi një analize të thellë të këtyre momenteve, sistemi i drejtësisë ka tregues të tjerë “al antico”, ku nëpërmjet shifrave mund të mësosh shumë gjëra.
Prokuroria, po të shikosh raportin midis kallëzimeve dhe fillimit të hetimit kryesisht, do të shikoni që raportet janë dispoporcionale, janë të jashtëzakonshme, çka tregon se institucionet e tjera e kanë pasur dëshirën për të ekspozuar padrejtësinë, fyerjet, shkeljet e ligjit, ndërsa nga ky institucion që e ka patur dhe e ka sipas Kushtetutës dhe të ligjit ka pasur një apati të theksuar.
Këtë e thashë për ta ilustruar, sepse po të futemi në sistemin e gjykatave, do të shikoni që ka shumë inefiçensë në gjykimet.
Unë natyrisht nuk do të zgjatem shumë në fjalën time, por preokupacioni është mjaft i madh. Po të shikoni, vetëm në qarkun e Vlorës, sikurse e thashë, ka një numër të jashtëzakontë çështjesh që gjykohen. Vëreni veten në një moment që është shumë i ndjeshëm, problemi i pronësisë. E kam theksuar dhe e ritheksoj se është një çështje, që po prek gati të gjithë shoqërinë shqiptare, duke filluar që nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, duke vazhduar me zyra të tjera, që kanë lidhje administrative, duke vazhduar me komunat, me bashkitë, ju siguroj që ka mjaft shkelje, padrejtësi, ka mbivendosje të pronave, ka tjetërsim të pronave, këtë e thashë në kontekstin e marrjes së drejtësisë. Në rast se do të kishim pasur një organ të akuzës të motivuar, atëherë nuk do të lejonim që kjo padrejtësi të bëhej endemike.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Ky është një moment mjaft i rëndësishëm, ku gjithsecili duhet të gjejë veten dhe mbi të gjitha unë do të dëshiroja që të kisha një debat, në radhë të parë një debat profesional brenda sistemit të drejtësisë, sepse sa më shumë të flasin profesionistët, aq më pak do ta bëjnë këtë politikanët Sa më shumë të flasë profesionisti, duke demostruar profesionalizëm, aq më shumë vëmendja e qytetarit do të drejtohet pikërisht tek juristët.
Ne nuk na ka munguar debati, që natyrisht do të vazhdojë për shumë gjëra, por unë e theksoj dhe besoj se edhe ju jeni koshientë që, ka ardhur koha, që për çështjen më të rëndësishme të shtetit të së drejtës, çështjen e reformimit të sistemit të drejtësisë, juve duhet të flisni në vazhdimësi, të flisni të paktën aq sa edhe qytetarët e thjeshtë, të cilët në fakt nuk po flasin, por po bërtasin. I shikon nëpër sportele, i shikon nëpër radhë, i shikon në dëshpërim që kthehen - shkojnë nga Shkalla e Parë në Shkallën e Dytë, ka njerëz që kanë mbetur në vite me letra nëpër duar. Ky nuk është një vend super i madh që e ka të vështirë të organizohet. Ky është një vend i vogël që e ka plotësisht të mundshme të organizohet. Sipas parimit struktura përcakton funksionin, hajde të strukturohemi siç duhet, të bëjmë ligjet siç duhet, e kemi luksin që t’i marrim standardet siç i ofron bota e përparuar, të mos ketë shumë voluntarizëm, të ketë profesionalizëm dhe etikë, sepse sikurse thashë dhe kjo është shumë e rëndësishme, edhe politika në rast se ju do të jepni produktin, edhe politika do ta marrë gjysëm të gatshëm për t’i dhënë formën ligjore në Parlament. Sigurisht që ka mjaft elementë konkretë, por dëshiroj që këto elementë të diskutohen prej jush, elementë që kanë të bëjnë me reformimin. Ky është një proces, i cili sapo ka dalë në këtë sens në nevojën për reformim, juve do t’i diskutoni në mënyrë specifike, profesionale.
Unë edhe një herë z. Spahiu dhe të nderuar pjesëmarrës ju falenderoj dhe jam i bindur që jo vetëm juristët, që janë në institucionet qëndrore, por edhe juristët që janë në gjykatat e qyteteve do të jenë pjesëmarrës, duhet të jenë debatues, sepse po të marrësh raportin, Vlora me çështje nuk qëndron larg Tiranës. Tregoni solidaritet, kompeticion, në mënyrë që të reformoni sa më shpejt. Edhe ju të bëheni misionarë të së drejtës dhe të mundësisë që edhe ne në do të kemi në këtë vend drejtësi, në këtë Shqipëri, që ende është në tranzicion.
Falemnderit!