Presidenti Topi viziton Universitetin Teknologjik “Ismail Qemali”.
4 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vlorës, vizitoi Universitetin Teknologjik “Ismail Qemali”, ku u prit nga Rektori, z. Bilal Shkurtaj, si dhe pedagogë e studentë të këtij Universiteti.
Së pari, Kryetari i Shtetit është prezantuar nga z. Shkurtaj me historinë e krijimit, të mësimdhënies, si dhe të drejtimit të Universitetit që nga dita e hapjes së tij. Më pas, z. Topi u ndal me radhë në disa prej ambjenteve arsimore, laboratorë, salla të leksioneve dhe në vijim zhvilloi në bisedë me Rektorin dhe anëtarë të Senatit të Universitetit “Ismail Qemali”.
Në mbyllje të vizitës në këtë universitet, Kryetari i Shtetit pati një takim të zgjeruar me studentët dhe pedagogët, të cilëve u shprehu kënaqësinë e pranisë mes tyre. Presidenti Topi vuri në dukje faktin se që nga komunikimi i tij kohë më parë me studentë dhe pedagogë në këtë sallë, ndryshimi është cilësor, falë përkushtimit të pedagogëve, drejtuesve të institucioneve arsimore të Vlorës, por edhe të qytetarëve të këtij qyteti me traditë të hershme.
“Jam i nderuar sot që jam këtu me deputetë të opozitës dhe të mazhorancës, me përfaqësues të institucioneve, të cilët të gjithë së bashku kanë preokupacionin dhe gadishmërinë, kanë motivimin që Vlorën ta bëjnë më të bukur, që qyteti të jetë dhe të mbetet i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët, ku të ketë prosperitet ekonomik dhe Vlora të projektohet si një ndër qytetet e para që do të jetë në standardet europiane”, - u shpreh Presidenti në fjalën e mbajtur përpara një auditori të gjerë.
Gjithashtu, z. Topi nënvizoi se “sot jemi në një moment kur i tërë arsimi i lartë në Shqipëri përveç problemeve ka dhe mjaft arritje, sepse gjithçka ne po përpiqemi që ta formëzojmë në bazë të ligjeve dhe të standardeve të universiteteve perëndimore”. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës u ndal në disa prej specifikave të profilizimit të studentëve dhe të funksionimit të Universitetit “Ismail Qemali” dhe shprehu bindjen që “me kalimin jo të viteve, por të muajve gjithçka këtu do të ridimensionohet, qoftë përsa i përket ambjenteve, qoftë sa i përket numrit të pedagogëve, qoftë përsa i përket raportit që duhet të kenë studentët me pedagogët, ku në epiqendër duhet të jenë studentët, qoftë sa i përket të ardhmes së këtij universiteti në raport me universitetet e tjera”.
Në mënyrë të veçantë, Kryetari i Shtetit vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Universitetit të Vlorës me universitetet italiane, për të cilat Presidenti vlerësoi, nisur edhe nga përvoja personale, se ato kanë mjaft eksperiencë në fushën e kërkimeve detare, në biologji, në atë të peshkimit etj, të cilës ne mund t’i referohemi. “Jam i bindur që në bazë të njohurive që do të merrni”, - tha Kryetari i Shtetit, - “ju do ta orientoni ekonominë e qytetit tuaj drejt fermave të peshkimit, të cilat janë mjaft rentabël sa i përket ekonomisë, por japin mundësinë që të zhvillojmë ekonominë, por të ruajmë edhe mjedisin”.
Duke vënë theksin në potencialet e jashtëzakonshme historike, arkeologjike, turistike, e kulturore të qytetit të Vlorës, Presidenti Topi iu drejtua studentëve me fjalët: “Jam i bindur që nëpërmjet studimit në degët e profilizuara të këtij Universiteti, nëpërmjet dijeve në rritje, studentët që do të dalin në jetë, do të jenë ata që do të promovojnë turizmin në nivelet e kërkuara dhe sipas sistemit modern që do të promovohet këtu. Pashë nivelin e cilësisë të laboratorëve këtu që është i krahasueshëm jo vetëm me Tiranën, por edhe me laboratorët e universiteteve të vendeve fqinje. Kjo nuk ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Kjo ka ardhur pasi stafi pedagogjik, drejtuesit e këtij universiteti janë njerëz të apasionuar, ju nuk duhet t’i shpërdoroni mundësitë që keni…. Sot është koha e teknologjisë, e internetit, pra, nuk duhet ta humbni kohën, për të qenë kompetitivë në të ardhmen”.
Në përfundim, Presidenti i inkurajoi studentët që, gjatë këtyre viteve studimi në Universitetin e Vlorës, të marrin dijet e duhura dhe t’i venë ato në shërbim të shoqërisë. “Kjo traditë e krijuar, është një traditë që do të konsolidohet vit pas viti dhe gjithçka që do të realizojmë sot do të jetë në memorien afatgjatë të këtij Universiteti që e ka të ardhmen të sigurtë”, - vlerësoi z. Topi.