Presidenti Topi pret Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia.
3 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia, i cili i paraqiti Letrat-kredenciale.
Ambasadori italian e siguroi Presidentin shqiptar se misioni i tij në Shqipëri do jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona.
Presidenti Topi vlerësoi se Italia është partneri kryesor politik e ekonomik i Shqipërisë dhe çmoi rolin e saj në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mbështetjen për vendin tonë në proceset integruese euroatlantike.
Duke biseduar për situatën në rajon e veçanërisht mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, Presidenti shqiptar vërejti se Shqipëria vazhdon të mbështesë pa asnjë mëdyshje Paketën Ahtisari si zgjidhjen më të mirë për Kosovën, por edhe të ardhmen e gjithë rajonit.
Ndërsa, amabasadori italian u shpreh se vendi i tij çmon rolin e moderuar dhe balancues që ka mbajtur Shqipëria mbi çështjen e statusit të Kosovës. “Shqipëria dhe Italia”, - vërejti ambasadori D’Elia, “kanë të njëjtin interes për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën”.