Presidenti Topi dekoron me "Medaljen e Mirënjohjes" juristen amerikane të OPDAT-it, Sinthia Eldrixh

28 qershor 2012
Në një ceremoni solemne të zhvilluar sot paradite në Institucionin e Presidentit, ku merrnin pjesë Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Kreu i ILDKP-së, Adriatik Lalla, Kryeprokurorja Ina Rama, prokurorë, juristë, etj. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi Këshilltaren Ligjore të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, juristen e misionin “OPDAT”, Sinthia Eldrixh me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Në fjalën e tij të mbatjur me këtë rast, Presidenti Topi theksoi:
“I nderuar Ambasador Arvizu,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve kushtetuese,
Të nderuar prokurorë, njerëz të sistemit të drejtësisë,
Miq e të ftuar!
Sot është një ditë e veçantë. Jemi mbledhur këtu në Institucionin e Presidentit për të bërë vlerësimin për një përfaqësuese të denjë të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, zonjën Sintia Eldrixh. Qysh në fillim, dëshiroj të vlerësoj të gjithë ndihmën e paçmuar që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë viteve të tranzicionit demokratik në Shqipëri, ndihmë që ka qenë në sensin e formimit të sistemit të drejtësisë, në asistencë profesionale, në asistencë me njerëz mjaft të kualifikuar që vijnë nga një sistem drejtësie i konsoliduar në standardet më të larta, sikurse është sistemi i drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në eksperiencën time jetësore së pari si qytetar, së dyti si politikan, dhe më pas si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj të vlerësoj ndihmën e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara edhe në një sens tjetër, që është shumë i rëndësishëm, në ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Kuptohet, në një vend si Shqipëria, që doli nga një izolim i thellë dhe i gjatë komunist, periudha e tranzicionit është shoqëruar me progres, por padyshim edhe me trauma të karakterit të ndërtimit të shtetit të së drejtës, aty ku presioni i politikës padyshim që është ndierë edhe në organet e drejtësisë. Kështu që kjo ndihmë nuk ka qenë thjesht në sensin profesional. Kjo ka qenë një ndihmë dhe një suport i jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe forcimin e integritetit, pavarësisë dhe profesionalizmit të gjithë punonjësve të drejtësisë, qofshin këta ata që punojnë në sistemin e prokurorisë, por edhe në atë të gjyqësorit. Neve u jemi shumë mirënjohës dhe kam bindjen që të gjithë pushtetet në Shqipëri, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për t’i dhënë më shumë dinamizëm dhe më shumë profesionalizëm, më shumë integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ky mesazh shkon si tek politika për të bërë të mundur pa humbur kohë me dinamizëm reformimin e mëtejshëm të të gjithë atyre ligjeve bazale që ndërtojnë dhe mbajnë gjallë sistemin e drejtësisë, por shkojnë edhe tek trupa e prokurorëve, gjyqtarëve, për t’i dinamizuar ato në punën e tyre, për të qenë të paanshëm, të drejtë, profesional dhe me integritet. Shqipëria është përpara sfidës së radhës për integrim. Padyshim, progresi i bërë, arritjet tashmë njihen, por edhe ato detyra dhe detyrime që ne kemi për t’i përmbushur, lidhen së pari me funksionimin në standardet më të larta të shtetit ligjor. Por, e gjithë kjo punë, sigurisht bëhet çdo ditë, me shumë profesionalizëm, me shumë dashuri, me shumë komunikim nga njerëzit e thjeshtë të sistemit të drejtësisë.
Unë dëshiroj të vlerësoj këtu para jush sot të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, me integritet, të paanshëm, që i bëjnë nder sistemit të drejtësisë. Por, është koha më shumë se kurrë për të bërë diferencën me njerëzit e pakualifikuar, me njerëzit e anshëm, dhe me njerëzit të cilët tentojnë të futen në afera korruptive dhe në sistemin e drejtësisë. Kjo është detyrë, natyrisht është detyrë e vështirë. Por është e mundur sepse kjo betejë duhet të zhvillohet nga të gjithë, jo thjeshtë nga krerët e institucioneve, por edhe nga mjediset e profesionistëve, qoftë në prokurori, qoftë në sistemin e drejtësisë. Në këtë kontekst, dëshiroj të vlerësoj të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të Sintia Eldrixh, e cila është një konsulente ligjore e ‘OPDAT-it’ pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. Këtë e kam ndjerë tek drejtuesit, e kam ndjerë tek prokurorët, të cilët flasin me shumë respekt, me shumë dashuri, me shumë mirënjohje. Dhe në atributin e Presidentit, por edhe në dëshirën time, dëshiroj ta vlerësoj punën tuaj me ‘Medaljen e Mirënjohjes’. Dhe tek simbolika e kësaj medaljeje dhe motivacioni, padyshim është e gjithë mbështetja që vjen nga kolegët në Prokurori për ju.
Ju falënderoj! Faleminderit zoti Ambasador! Një mirënjohje të thellë edhe njëherë për Shtetet e Bashkuara, përfaqësuesit e saj në Shqipëri, dhe në rastin konkret, për zonjën Sintia, e cila është bërë shumë e dashur për të gjithë!
Faleminderit që i dhatë gjallëri kësaj ceremonie dhe e respektuat zonjën Eldrixh për këtë medalje të merituar!”
Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit shqiptar dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i dorëzoi zonjë Eldrixh Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “Për ndihmën e çmuar dhënë Institucionit të Prokurorisë Shqiptare për ruajtjen e pavarësisë e rritjen profesionale të trupës së prokurorëve si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Zonja Sinthia Eldrixh, pasi falenderoi Presidentin Topi për vlerësimin e lartë, u shpreh: “Ndihem shumë e nderuar që qëndroj këtu përpara jush sot për të pranuar Medaljen e Mirënjohjes. Dëshiroj të falenderoj Shoqatën e Prokurorëve dhe të gjithë prokurorët që më kanë rekomanduar për këtë medalje! Në të vërtetë, e shoh këtë si një vlerësim për ‘OPDAT-in’ dhe jo për mua personalisht. ‘OPDAT-i’ ka pasur prokurorë të shkëlqyer që kanë punuar përpara meje, veçanërisht Dejvid Ljuis dhe Melisa Shrajbman. Çfarëdo suksesi që unë kam arritur, bazohet në themelin e hedhur prej tyre.”
Ndërsa Ambasadori amerikan Arvizu vuri në dukje: “Para së gjithash, më lejoni të falënderoj Presidentin Topi për organizimin e kësaj ceremonie! Gjithashtu e falënderoj për dhënien e kësaj medaljeje sot! Edhe ndonëse i është dhënë një personi që punon në Departamentin e Drejtësisë, në fakt i është dhënë të gjithëve, Agjencisë për të cilën ajo punon dhe Departamentit për të cilin ajo punon, Ambasadës që ajo përfaqëson. Prandaj, ju falënderoj edhe njëherë për këtë! Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj të gjithë prokurorët që gjenden këtu në këtë sallë, Prokuroren e Përgjithshme, si dhe të gjithë ju, dua t’ju falënderoj që keni rekomanduar por dhe për mbështetjen që i keni dhënë Sindit dhe punës së saj, që ka kryer gjatë këtyre katër viteve. Jam krenar për punën që Sindi bën, por gjithashtu jam krenar për punën që gjithsecili nga Ambasada amerikane bën. Shoh këtu në sallë shumë persona nga kjo zyrë. Kështu që dëshiroj t’ju falënderoj ju, në sy të Presidentit, t’ju falënderoj dhe njëherë të gjithëve për punën që ju bëni!”