FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË TAKIMIN ME ANËTARË TË KËSHILLIT BASHKIAK TË PËRMETIT.

5 shkurt 2009
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
Të nderuar zotërinj deputetë,
I nderuar përfaqësues i OSBE-së,
I nderuar përfaqësues i Ambasadës italiane,
Të nderuar biznesmenë,
Të nderuar miq,
Jemi në qytetin e Përmetit dhe dëshiroj të përshëndes nëpërmjet jush të gjithë qytetarët e Përmetit, por edhe banorët e tetë komunave që rrethojnë Përmetin. Në mos gaboj, duke iu rikthyer edhe memories të viteve kur unë e kam shëtitur Përmetin dhe komunat në këmbë dhe me makinë; Piskovë, Zagori, Pogon, Antigonë, Frashër, etj., por besoj që me ndarjen e re administrative edhe mund të bashkohen, gjithësesi është një çështje që i takon politikës dhe Parlamentit.
Në radhë të parë do të doja t’ju falënderoja për mikpritjen që besoj është një element tradicional i kësaj zone, po ashtu besoj që është edhe një element përfaqësues i asaj që ne e konsiderojmë edhe tek populli shqiptar. Kam kënaqësinë që jam sot këtu tek ky qytet ku gjen elementët më të mirë të qytetarisë që lidhen me thjeshtësinë dhe ndjeshmërinë qytetare me ndershmërinë, me ekuilibrin, me cilësitë e të qenit punëtor, por edhe vizionar. Sot unë vij në Përmet i shoqëruar edhe nga një grup biznesmenësh, të cilët vërtetë sot nuk jetojnë në Përmet, e ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në Tiranë, por bizneset e tyre janë biznese shumë të ndershme, që janë refleks i këtyre karakteristikave që ka kjo zonë: një zonë e mrekullueshme, një zonë që t’i ofron të gjitha qoftë nga pikëpamja fiziko-gjeografike, por qoftë edhe nga pikëpamja e të gjitha mundësive për të ushtruar biznes. Këtë zonë tradicionale kryesisht ne e gjejmë tek vjershat e Naimit, i cili ka qenë biri i kësaj zone, tek poema “Bagëti e Bujqësi”, dhe kuptohet që elementet bazë të kësaj zone kanë qenë blektoria dhe bujqësia. Besoj që për të gjithë Përmetin dhe komunat e tij njihen dhe vlerësohen për cilësinë e vreshtave, për cilësinë e verës, por edhe për cilësinë e prodhimeve shtazore. Sot në kohët moderne, kur vërtet i përmendim si element të traditës dhe besoj që është shumë mirë që ne jo vetëm të ruajmë traditën, sepse tradita është shumë e rëndësishme, por dhe ta zhvillojmë më tej këtë traditë. Them jemi në kohët moderne, sepse Shqipëria nuk është më e kohës kur shkruhej poema “Bagëti e Bujqësi”, Shqipëria pas shumë pak ditësh do të jetë një vend anëtar me të drejta të plota në NATO, një gjë e pa imagjinueshme vite më parë, dhe të jesh anëtare e NATO-s do të thotë të të hapen perspektiva të reja Shqipërisë kudo në institucionet e saj, por dhe qytetarëve në çdo cep. Përmeti, përvec mundësive të mëdha që ka që lidhen me burime natyrore ka dhe një shans tjetër që është shumë afër një vendi të Bashkimit Europian, të Greqisë. Ka një mundësi shumë të mirë komunikimi, mesa di unë ka dhe një binjakëzim shumë të mirë të bashkisë së Përmetit me bashkinë e Konicës dhe janë të gjitha elementet dhe të gjitha premisat që Përmeti, edhe në kuadrin e përmirësimit të infrastrukturës të marrë një vlerë të re. Në bisedë me miq që kanë ardhur nga Tirana dhe janë me origjinë përmetare të gjithë e kanë mendjen për të pasur një aktivitet dhe një shtëpi të dytë në Përmet. Kjo është një dëshirë shumë e madhe që tregon se lëvizjet demografike të realizuara nga Përmeti në drejtim të qyteteve të mëdha janë të natyrshme në kohët moderne, por është po aq e rëndësishme që njeriu t’i rikthehet traditës dhe të ketë një lidhje jo thjesht të memories për jetesën e tij, por edhe të brezave që sot duhet të kenë një kujdes në vazhdim që kjo zonë të bëhet me të vërtetë e zhvilluar.
Ne sot kemi rastin që të kontaktojmë nga afër dhe të prekim problemet që janë këtu. Unë sot pata rastin që të njihem edhe me disa shqetësime që ka bashkia e Përmetit dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit, jo vetëm aty ku kompetencat janë të drejtpërdrejta, nuk ka arsye që të mos t’i bëjmë trasparente edhe këtu, cështje që kanë të bëjnë me planin e përhapjes, me reparte ushtarake, të cilat mund të dalin nga plani i përhapjes. Ato mund të shkojnë edhe në favor të pronarëve, të cilët i kanë pronat pikërisht aty ku kanë qenë këto reparte që dalin nga plani i përhapjes, ose tek Bashkia në qoftëse prona është publike, për t’i kthyer këto në asete të zhvillimit të qytetit dhe në asete të zhvillimit të aktiviteteve private. Unë do të bëj çmos që duke i harmonizuar gjërat që të shkojnë qoftë në linjën e sigurisë kombëtare, por edhe për në interes vendor t’i realizojmë sa më mirë. Probleme të tjera kanë dalë edhe pas riorganizimit të pushtetit gjyqsor, të gjykatave të cilat me një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të 28 gushtit të vitit 2007 janë organizuar mbi bazë qarku. Faktikisht këto janë eksperienca të reja, të cilat vijnë edhe si pasojë e spostimeve demografike dhe të çështjeve që kanë në përdorim gjykatat. Gjithsesi unë jam i ndjeshëm si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për ta marrë si shqetësim dhe për ta trajtuar nëpërmjet mekanizmave kompensues. Përsa u përket elementeve të tjerë, që lidhen me zhvillimin e zonës unë jam i bindur që janë në programet qeveritare që zonat të kenë një zhvillim harmonik. Jam i bindur që sfidat e Shqipërisë moderne janë sfida që kanë të bëjnë me zhvillimin infrastrukturor. Shqipëria është një vend me një sipërfaqe relativisht të vogël ku kur infrastruktura nuk është e mirë krijon vështirësinë e komunikimit, ndërsa kur rruga është e mirë, dhe unë besoj që kjo është tendenca dhe është një tendencë që shikohet çdo ditë rrugët të përmirësohen, që komunikimi të përmirësohet, teknologjia e komunikimit sa vjen e përmirësohet, unë besoj që Përmeti nuk do të konsiderohet larg nga qytetet kryesore, nga Tirana, kryeqyteti, por do të jetë një vend që cdo ditë e më shumë do të zhvillohet. Unë besoj që gjëja më interesante që mund të marrin përfaqësuesit e pushtetit vendor, të bashkisë, por edhe të komunave është pikërisht eksperienca e qyteteve të cilat kanë fizionomi të njëjta. Dhe kjo duhet të shkojë patjetër në linjën e binjakëzimit, të marrjes së eksperiencës, sepse të gjithë kanë lëvizur sot ku edhe mundësitë janë për të lëvizur, qoftë me punë, qoftë edhe për turizëm shikon që ka qytete, që duken si të izoluar, por kanë rezervuar të gjithë vlerat e traditës qoftë në artizanat, qoftë dhe në prodhimet tipike dhe karakteristike të zonës, të cilat marrin vlerë të vecantë për turizmin, por qoftë edhe ndërtimet karakteristike. Unë e di, që edhe kur kemi shkuar për vizitë në vendet fqinje që profesionistë të mirë të punimit të gurit kanë qenë pikërisht nga këto zona. Dhe kur ne japim mundësi që të zbukurojmë qytetet e fqinjëve, pse mos të zbukurojmë edhe qytetin tonë? Kështu që unë e shikoj me shumë optimizëm. Është shumë e rëndësishme që ju keni ditur të mbani në mënyrë shumë fisnike të gjithë historinë e qytetit, dhe të zonës. Ka nevojë që tu japim mbështetje si shtet edhe komunave, të cilat kanë vlera të spikatura të historisë dhe kulturës. E kam fjalën këtu për Frashërin. Ka patur edhe një peticion të personaliteteve të nderuara dhe unë jam jashtëzakonisht i motivuar që të jem mbështetës në këtë linjë, por besoj që edhe institucionet e tjera janë të ndjeshme. Unë mendoj që gjërat do të shkojnë në terrenin e duhur dhe besoj që Përmeti dhe komunat përeth vërtetë do të jenë më atraktive përsa i përket turizmit. Turizmi dhe prodhimet autoktone, mbi të gjitha për të demostruar vlerat e qytetarisë edhe në qytete të tjera ku ata kanë zgjedhur të jetojnë.
Zoti Kryetar, padashur që të zgjatem më shumë unë ju falënderoj për mikpritjen! Nëpërmjet jush dëshiroj të falënderoj gjithë ata qytetarë të Përmetit, që kanë dalë sot në shesh për një mungesë lidhur me organizimin dhe të fonisë unë do të doja që t’i përshëndesja të gjithë ata sepse kanë shpalosur sot ato vlera që unë i përmenda qysh në fillim të fjalës sime, vlerat e mikpritjes dhe të qytetarisë përmetare.