FLAMURTARI/ Sisoko, divorc me vlonjatët

Senegalezi Xhibril Sisoko nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Sulmuesi afrikan, që njihet për thyerjet e tij disiplinore, është "divorcuar" nga skuadra vlonjate. Rendimenti i tij ka qenë shumë i ulët gjatë këtij sezoni, ndryshe nga ai i një viti më parë në Kategorinë e parë, kur me golat e tij dhe të malazezit Madu Dikson, Flamurtari u rikthye në Superligë. Destinacioni i tij do të jetë Turbina e Cërrikut, skuadër që aktivizohet në Kategorinë e Parë.