KASTRIOTI/ Haxhiaj, sfidë peqinasve

Qysh kur skuadra krutane ka rënë në duart e teknikut Petrit Haxhiaj, ajo vazhdon të befasojë kampionatin shqiptar. Kastrioti vazhdon të mbetet i pathyeshëm në shtëpi. Në shtatë javë: 5 barazime dhe dy fitore. Fitorja e fundit, ajo kundër 22 herë kampionëve të Shqipërisë, Tianës kryesuese, i ka motivuar djemtë e Petrit Haxhisë të luftojnë për pikë të plota ndaj peqinasve. Takimi i fazës së parë midis dy ekipeve përfundoi në barazim 0-0.