E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Cup 2006, AMC, Dogana dhe Banka e Shqipërisë, në pararojë

Turneu i minifutbollit "Tirana Cup 2006" ka luajtur të martën dhe të mërkurën ndeshjet e treta në grupe dhe tashmë mund të flitet përafërsisht edhe me për katër skuadrat që do të kenë shansin të vazhdojnë më tej, në gjysmëfinale, dhe të diskutojnë trofeun e kësaj veprimtarie simpatike. Dhe këto skuadra janë AMC-ja, në grupin A, kryesuesja, e cila udhëheq me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para, pasi ka kapërcyer edhe një provë të vështirë dje, përballë ekipit të e Raifeissen Bank, duke fituar minimalisht, 1-0. Dy skuadrat e tjera që janë pranë kualifikimit për në gjysmëfinale, janë bashkëkryesueset e grupit B, Banka e Shqipërisë dhe Dogana, të cilat nuk i kanë hapur rrugë njëra-tjetrës edhe në takimin e drejtpërdrejtë midis tyre, të luajtur të martën dhe që u mbyll në barazim 2-2. Ndërkohë, skuadrat e tjera që aspirojnë janë Ministria e Financave dhe Western Union, që fituan në ndeshjet e treta në grupin A, si dhe BKT, në grupin B, e cila është vetëm një pikë larg bashkëkryesuesve të këtij grupi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›