Skela, viktimë e revulucionit “bardhezi”?

Skuadra italiane e Askolit (ku aktivizohet nga fillimi i këtij sezoni Ervin Skela) është duke menduar për një revulucion gjatë merkatos së janarit. Kur kanë mbetur edhe tridhjetë ditë nga fundi i vitit, trajneri i bardhezinjve Soneti, ka krijuar një ide të qartë se kush i nevojitet dhe kush duhet te largohet nga grupi i tij. Nga 29 lojtarë që ka aktualisht, janë të paktën shtatë që do të largohen në janar. Dhe në dy ndeshjet e fundit, Soneti ka dhenë disa sinjale se kush janë atë që nuk do të luajnë më për Sienën. Dhe një nga këta pritet të jetë mesfushori shqiptar Ervin Skela, ndaj të cilit pakënaqësia është tashmë e hapur. Nga katër lojtarë të mesfushës që janë në dyshim për të qendruar, tre prejt tyre priten të largohen. Dhë në këtë listë, sipas "Corriere Adriatico", janë Pecchia, Giampa e Skela. Askoli gjatë 13 javëve të kampioanatit italiane ka impenjuar 23 lojtarë nga 29 lojtarët që ka të federuar, ku vetëm 6 prej tyre nuk kanë luajtur asnjë minutë. Vetëm katër lojtarë i kanë luajtur të 13 takimet: Pagliuca, Cudini, Fini e Bjelanovic. Ervin Skela është aktivizuar në shtatë takime, po aq sa Paolucci dhe Minieri. Shtatë lojtarë të tjerë janë aktivizuar më pak se Skela.