E Shtunë, 31 Tetor 2026

FLET BERISHANano jo kandidat i PD per President

/ /

INTERVISTA/ Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje per here te pare se maxhoranca nuk do te propozoje ish-kreun e PS Fatos Nano per President. Berisha deklaroi dje se PD dhe LSI do te kene kandidatin e vet per postin e kreut te shtetit PD dhe LSI nuk e kane zotin Nano kandidat te tyre. Zoti Nano eshte shefi historik i PS dhe kjo parti ndoshta nderpret persekutimin e tij dhe mund ta propozoje. Berisha jep garanci se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme edhe pas heqjes se vizave. Sipas tij arsyeja kryesore e shembjes se Piramides eshte ekonomike pasi vendit i duhet nje godine per Parlamentin e riAi perjashton ne te njejten kohe mundesine e zgjedhjeve te parakohshme ndersa per Topin thote se eshte ne deshiren e Presidentit te kthehet apo jo ne PD pasi te perfundoje mandatin.
Ka zera se ju po negocioni me zotin Rama qe ti lini Tiranen. shte e vertete
E verteta eshte qe 8 maji mesa shoh une do te jete edhe berja e Tiranes me kryetar bashkie. Ky kryetar bashkie nga 2007 deri me sot nuk ka bere as 70 ore pune.

Ju ka mundur 3 here...

shte histori pak e ndryshme jo kaq e zhdervjellet sa ce paraqet ti.

fare garancie keni se do e mundni heren e katert
Nuk e mund une e mundin qytetaret e Tiranes. Qytetaret e Tiranes kane ngelur jetime se kur e kishte Shalsin e nxirrte mekembesin. Tani nuk merret vesh aty ska as mekembes me. Se cka ndodhur aty nuk e marr vesh.
Ju nuk keni kandidat
Kush tha
Jo skeni
Pese po te duash ti.
Ku i keni Mi numeroni dot
Absolutisht jo nje po pese.
Jeni gjashte muaj para zgjedhjeve nuk keni ofruar nje model akoma
Model Po ne vetem per model nuk vuajme. Ne qe po e bejme Shqiperine me infrastrukture...
shte zoti Basha kandidat
Do ta lesh pa gjume zotin Rama Ku e ke hallin tani Ka qe ne 2007 qe ska bere as 70 ore pune. Ndaj dhe qytetaret e Tiranes mezi po presin daten 8 maj per ti firmosur ate qe meriton.
fare i ofroni ju opozites per tu kthyer ne Parlament Keni pasur nje amendament te propozuar nga Doris Pack a keni ju nje oferte
Para se te vinte delegacioni i PE eshte negociuar germe per germe fjali per fjali deklarata e miratuar nga te gjitha palet. Une delegacionin e kisha ne zyre dhe pasi bera te gjithe ekspozene i kam njoftuar ata qe jam i kenaqur se do kete nje deklarate ne te cilen ne beme leshime dhe ata ishin te kenaqur me leshimet tona. Ne nje moment te caktuar kur socialistet u terhoqen Doris per ta shpetuar nxorri nje propozim qe ne e pranuam me nje kusht te vetem qe te shtohej fjala Kushtetute dhe Kod Zgjedhor. Nuk ka njeri te lire ne Europe qe mund te terhiqet ose te pranoje moscitimin e Kushtetutes dhe Kodit e te kete frike nga shqyrtimi i tyre. Socialistet qene kategorike kunder dhe kjo beri qe ai amendament te mos miratohej. Edhe sot ne e miratojme duke shtuar fjalen e Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor.
Raporti i BE thote qe politizimi i votimit mbi emerimet e Presidentit per Gjykaten Kushtetuese jane shqetesuese...
Nuk ka ne kete dergim asgje politike por une te garantoj qe nuk ka force politike ne bote qe nuk shqyrton dhe nuk analizon mbi bazen e tij politike. shte platforme e jona dhe ia kemi bere te ditur zotit President qe ne nuk do pranojme te votojme per ne krye te gjykatave kryesore te vendit Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte persona qe kane marre pjese ne gjyqe politike. shte ne tagrin e Presidentit qe te sjelle apo jo kandidatura te tilla por une ju them ju se sa here te vijne ato do rrezohen.
Zoti Nano ka deklaruar kandidaturen e tij per President. A do ta mbeshtesin votat e kesaj maxhorance per President
Maxhoranca do te kete kandidatin e vet.
Maxhoranca se bashku me zotin Meta
Maxhoranca se bashku me zotin Meta do te kete kandidatin e vet.
Qe mund te quhet dhe Fatos Nano
Kur them qe eshte kandidat une mendoj se si Partia Demokratike ashtu edhe Levizja Socialiste per Integrim nuk e kane zotin Nano kandidat te tyre. Zoti Nano eshte shefi historik i Partise Socialiste dhe kjo parti ndoshta nderpret persekutimin e tij dhe mund ta propozoje por ne do kemi kandidatin tone kjo eshte e sigurt.
Persekutimi eshte pak i veshtire historikisht te nderpritet
E kane ne natyre ata.
Ka nje teze sipas se ciles ne momentin qe merrni vizat kaloni ne zgjedhje te parakohshme
Absolutisht jo. Nuk do kete. E di une kete teze. Jane perdorur te gjitha variantet qe ti bllokojne vizat. Kete teze e kam degjuar edhe ne kancelarite e vendeve te tjera edhe ne zyra te tjera sepse u bene perpjekjet me djallezore per te lene shqiptaret pa viza. Por une ato garanci qe kam dhene do shkoj gjer ne qershor 2013.
Fondet me te cilat po organizoni festimet per heqjen e vizave jane publike dhe a keni te drejte ta beni kete
Pa diskutim qe kemi. Kemi te drejte dhe po e bejme sepse kjo eshte feste e te gjitha festave. Ne kemi dy festa te medha kemi nje perpara qe eshte 100 vjetori por kjo eshte nje feste e historise. Neser eshte njeri moment. Momenti tjeter do te jete diten e levizjes kur do te bejme cmos qe nje nga kengetaret me te pelqyer te rinise shqiptare te jete.
Kush jane me te pelqyerit e rinise
Tani se kush jane me te pelqyerit e rinise une smund te te them. Por deshira ime eshte qe eshte qe te jene me te miret.
Per shembull
Per shembull te jete Rihana te jete One Republic te jete nje nga keto qe degjohet me shume. Ose te jete Lady Gaga. Atyre u pelqen.
I paskeni mesuar emrat permendesh..
Jo e ke gabim. Une gjithe jeten time kam degjuar shume muzike dhe skam pse ta privoj veten nga nje pasion i hershem i imi.
Po deri te Lady Gaga
Po sepse ajo eshte e sotme. Te them per Celine Dion shte edhe ajo. Por nuk e ka me kulmin se une ate dua me shume. Por kjo eshte sot ne kulm bashke me Bionce.
Mbi cbaze e moret vendimin per prishjen e Piramides
Se pari dua te garantoi cdo qytetar shqiptar se ky vendim shkakun me themelor e ka ekonomik.
Si ekonomik Ju keni thene per zhdukjen e simbolit te Enver Hoxhes
Une kam fakte te pakundershtueshme per kete. Jane disa probleme qe kerkojne zgjidhje ne qytetin e Tiranes dhe ne Shqiperi. Keto probleme jane Parlamenti. Jo ne por paraardhesit tane jo zonja Topalli por zoti Servet Pellumbi kishte krijuar komitetin shteteror per ndertimin e Parlamentit te ri. E verteta eshte qe ne kemi sallen ne nje vend Parlamenti ne nje vend tjeter jo ne kushte te favorshme. Se dyti gjate nje viti kryetarja e Gjykates se Larte me ka faktuar ne menyre te pakundershtueshme se situata logjistike dhe hapesinore ne Gjykaten e Larte eshte e papranueshme. shte ne detyren e qeverise te garantoje te gjithe buxhetin dhe fondet per funksionimin normal te sistemit gjyqesorit por ne vecanti te kreut te sistemit gjyqesor sic eshte Gjykata e Larte. Ne kete kontekst kemi filluar punen per te bere vendin per Gjykaten e Larte dhe eshte percaktuar zona ku mund te ndertohej Gjykata e Larte midis Katedrales dhe hotel Dajtit.
Ne qofte se zoti Topi ne 2012 nuk merr nje mandat te dyte a do te jete i mirepritur ne PD
Zoti Topi eshte larguar nga Partia Demokratike me nje detyre te lartesuar ka marre funksionin kryesor dhe nuk mund te kete asnje koment qe eshte ne deshiren e tij te plote te zgjedhe te kthehet ne parti.
Greqia ka kerkuar miratimin e paktit detar. Cili do te jete qendrimi i qeverise shqiptare
Me Greqine ka pasur nje dialog dhe bashkepunim per percaktim. Gjykata Kushtetuese ka marre nje vendim i cili do te respektohet. Do te shihen te gjitha modalitetet qe procesi te vazhdoje duke konkluzuar ne interesin e dy vendeve ne nje marreveshje per kufirin detar.
Cili eshte reagimi juaj per ngjarjen ne Boboshtice
Ka nje hetim per Boboshticen. Ka edhe deklarata kunderthenese. Analiza po behen dhe po ashtu edhe ekspertiza. Ne menyre absolute nese jane cenuar varre dhe kocka eshte profani e papranueshme sikunder eshte e papranueshme djegia e kurorave. Ajo ka qene nje lufte ne te cilen Greqia u sulmua. Per hir te se vertetes eshte nje nga lufterat me te vendosura te kombit grek me nje cmim te shtrenjte. Ne rregullin e pergjithshem i vdekuri nderohet. Ky eshte rregulli. Nderohet ai qe ka rene per clirim por edhe ata qe kane rene per nje kauze te gabuar per rastin konkret greket nuk kane luftuar per kauze te gabuar por kudo qe jane varrezat e ushtareve te rene duhen te nderohen. Djegia e kurorave eshte absolutisht e papranueshme dhe nuk eshte ajo qe perfaqeson mendimin apo etiken e ketij populli.
A mendoni se 1 vit pas qeverisjes ka nevoje per nje rinovim per futjen e emrave te rinj
Ky vit pas vitit 2009 pas anetaresimit ne NATO eshte viti i arritjes me madhore te karrieres shteterore politike te Sali Berishes. Kam vetem vleresim dhe mirenjohje per ekipin i cili permbushi procesin e komplikuar te liberalizimit te vizave jo vetem 6 muaj 1 jave por edhe diten para se te merrej vendimi. Ky ekip ka permbushur me perkushtim te madh me qindra kerkesa per 120 ceshtjet e udherrefyesit te vizave. Ai eshte nje dokument me kerkesa shume konkrete dhe une i jam shume mirenjohes ekipit per perkushtimin dhe pergjegjesite qe e trajtoi nje ceshtje e cila u realizuar. Persa i perket moshes per dijenine time eshte ekipi me i ri ne moshe ne Europe.
fare zgjidhe do ti jepni Dukatit dhe Karaburunit. Atje ka pasur edhe nje incident te forte mes banoreve dhe policise.
Praktika e kesaj qeverie eshte njoha dhe respektimi i prones. Por me duhet te them qe me dru dhe gure askush nuk do te mund te marre prone ndonjehere sa te jete kjo qeveri ne pushtet. Prona merret mbi baze dokumentesh dha askujt mbi bazen e dokumenteve nuk mund ti mohohet prona.

Vizat PD feste te Nene Tereza dhe ne Bllok

Qeveria do te festoje sot vendimin e marre te henen nga Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian per heqjen e vizave me Shqiperine. Nje koncert ne sheshin Nene Tereza ishte parashikuar te zhvillohej diten e marte 24 ore pas votimit ne Bruksel por u shty per shkak te tragjedise se ndodhur ne rrugen Fier-Tepelene ku nga rrezimi i nje autobusi mbeten te vdekur nente persona. Festimet e sotme do te nisin ne oren 17.00 dhe ne ndryshim nga heret e tjera kur qeveria ka organizuar te tilla koncerte ato nuk do te mbyllen ne sheshin perballe universitetit. Ne koncert pritet te ngjiten ne skene grupi shqiptar nga Maqedonia Elita 5 Kthjellu Burn Rosela Gjylbegu Juliana Pasha Jonida Maliqi etj. Organizatoret e festes bejne te ditur se gjate saj do te mbaje nje fjalim edhe kryeministri Berisha ndersa nje projektor i drejtuar nga ndertesa e Akademise se Arteve do te shfaqe pamje qe nga 2 korriku 1990 kur qytetaret iu drejtuan ambasadave per te lene Shqiperine. Burimet theksojne se edhe ne dy vende te tjera ne Bllok dhe te Tajvani do te ngrihen skena te vogla ku do te kendohen kenget e shekullit dhe do te marrin pjese kengetaret me te njohur te skenes shqiptare. Festimet per heqjen e vizave behen ne te njejten dite kur ne Tirane do te mberrije komisionerja per eshtjet e Brendshme ne Komisionin Europian Sisilia Mallstrom. Ajo do te takohet me ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe ne mesdite do te pritet nga kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›