E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN 9 pyetje per drejtuesit e institucioneve financiare ne vend

Si nxënësit që pajisen me librin e pushimeve verore, edhe drejtuesit e institucioneve financiare në vend nuk do të bëjnë pushime të qeta. Deri në shtator ata duhet t’u japin përgjigje nëntë pyetjeve, që ekspertët e Fondit Monetar Ndërkomëtar u dorëzuan këto ditë përmes një dokumenti. 
Në testin, ku u përfshin edhe autoritete e politikës shqiptare, bie në sy shqetësimi i FMN-së për mënyrën si do të menaxhohet borxhi publik e mbi të gjitha aftësia paguese e borxhit në pesë vitet e ardhshme. 
Tashmë kur FMN- pritet të jetë më aktive në ekonominë tonë, edhe ekspertët tanë të ekonomisë e shohin mëse të arsyeshme interesin e FMN-së ndaj borxhit.
Hyrja në marrëveshje e qeverisë së arshshme me FMN-në duket e pashmangshme, kur borxhi publik i ka kaluar 62% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe të ardhurat nga taksat janë në rënie.
Por, para se të gjejë mbështetje tek FMN, qeveria e ardhshme duhet t’I tregojë asaj se ç’kosto do të ketë ulja e taksave të premtuara, cila është perspektiva e privatizimeve dhe çdo të bëjë qeveria me sektorin e energjisë.
Prania e FMN-së si një aktor në ekonominë tonë ngjalli debate kohët e fundit. Ajo u mirëprit nga ekspertët e ekonomisë, por jo nga disa përfaqësues biznesi. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›