E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Gracanices

Një qytet,  dy qeveri lokale me dy kryetarë bashkie, të dy serbë. Kështu ka funksionuar për katër vitet e fundit  komuna e Graçanicës e populluar së shumti nga serbët e Kosovës.
 
Vidak Ristoviç, zv/kryater bashkie i komunës serbe të Graçanicës: Ne funksionojmë në dy mënyra të ndryshme, ne jemi pjesë e sistemit të Serbisë dhe ata i takojnë sistemit të Kosovës. Qytetarët vijnë te ne për probleme të përditshme që lidhen me dokumentat personale serbe, çertifikatat e lindjes, dokuementa identifikimi dhe çështje administrative.
 
Njerëzit mbajnë rradhë për të marrë dokumentat e Serbisë, por për të gjitha kompetencat e tjera komunale , ata janë të detyruar të shkojnë me qindra metra larg: në komunën e Graçanicës, që funksionon me kompetencat e sistemit të Kosovës. Ndryshimet midis dy administratave të ndryshme hasen shpesh, por sipas kryetarit të komunës kosovare të Graçanicës,  dy komuna normalisht duhet të bashkëpunojnë dhe të plotësojnë njëra tjetrën
 
Bojan Stojanoviç, kryetar bashkie   Graçanicës: Për zonat që pastohen nga shërbimi  i pastrimit  të sipërfaqeve publike të Kosovës, qytetarët  paguajnë faturat te ne, ndëra për pastrimin e zonave të tjera, qytetarët paguajnë te ata. Është një situatë kompromisi, ku ne punojmë së bashku aty ku kemi mundësi. por personat që ndërrmarrin veprimtaritë më të rëndësishme, janë ata që punojnë në sistemin e Kosovës. Ata nuk punojnë këtu sepse duan institucionet e Kosovës, por sepse nuk kanë mënyrë tjetër për të plotësuar interesat e tyre. Ky është thelbi.
 
Përveç lëshimit të dokumentave personale dhe çështjeve administrative, komuna serbe e Graçanicës është njëkohësisht punëdhënësi më i madh për popullsinë lokale. Ka rreth 830 persona që paguhen rregullisht, edhe pse vetëm gjysma e tyre kanë një punë të vërtetë. Beogradi  financon komunat serbe, që qytetarët serbë të mos i braktisin kxto zona, ndërkohë që komunat e Kosovës trajtojnë probleme të vërteta për qytetarët.
 
Firma si Brandykos nga Graçanica prodhojnë embelsira tradicionale. Edhe pse ato shiten vetëm në Serbi, firmat janë regjistruar edhe në Serbi dhe në Koosvë. Janë të detyruara të kenë dy regjistrime, pasi ajo që konsiderohet si eksport për Kosovën, për Serbinë është prodhim I brendshëm.
 
Sasa Sekulic, pronar i Brandykos: Çdo gjë është paralele. Ne jemi të regjistruar në institucionet e Kosovës, sepse është e paevitueshme, por ne ne jemi regjistruar gjithashtu si një firmë serbe. Që prej dy tre vjetësh, autoritetet tatimore serbe duan që ne të paguajmë taksa edhe në Serbi , edhe pse ne shlyejmë detyrimet tona në Kosovë, si një veprim i pashmangshëm. Sa herë që kontaktoj autoritetet serb në Beograd, më thonë se duhet të paguaj taksat edhe në Serbi. Ndërkohë, të gjithë e dinë që nuk mund të paguash taksa në dy vende. Ne ishim të detyruar të pajiseshim me kartat e identitetit të Kosovës. Edhe fëmijët tanë janë pajisur me karta identieti të Kosovës, sepse pëndryshe nuk mund të lëshojnë territorin e Kosovës.
 
Me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit midis Serbisë dhe Kosovës, dy komunat e Graçanicës do të shkrihet në një pas zgjedhjeve lokale. Por serbët e Kosovës frikësohen se kjo do të sjellë humbje të vendeve të punës për 830 persona.Ndryshe nga Veriu, serbët e Jugut kanë jetuar me sistemin e Kosvës prej vitesh. Marrëveshja e 19 rillit do të sjellë ndryshime edhe për këto komuna, funksionimin e tyre dhe financimin e tyr nga Beogradi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›