E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: ARMO të paguajë tatimet ndaj shtetit

Me anë të një dokumenti të hartuar nga ekspertët e këtij fondi gjatë një vizite në Shqipëri, i kërkohet qeverisë shqiptare që të vjel fondet e kompanisë ARMO, kompani e cila tregton naftë në vendin tonë.

“Detyrimet e prapambetura në rritje të kompanisë ARMO-s kërcënojnë privatizimin e Albpetrolitdhe për rrjedhojë edhe përfundimin e programit të privatizimeve straegjike të Shqipërisë”, thuhet në dokument.

ARMO është kompania e privatizuar nga qeveria më shumë se një vit më parë. Kjo e fundit nuk i ka paguar detyrimet kompanisë Albpetrol, një kompani shtetërore, detyrime që shkojnë në dhjetëra milion euro.

“FMN rekomandon zgjidhjen e shpejtë të cështjeve rregullatore në lidhje me privatizimin e OSSH, pasi kjo mund të shkaktojë ekzekutimin e garancisë së Bankës Botërore,” thuhet më tej në dokumentin e FMN-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›