E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë vit më pak rrugë të ndërtuara

Ndryshimet në buxhetin e qeverisë kanë prekur veçanërisht këtë sektor, ndërkohë që partitë politike nuk iu janë prekur paratë që marrin nga fondet publike.

16 miliardë lekë janë shuma e parave që u është shkurtuar ministrive. Nëntë miliardë prej kësaj shume i janë hequr Ministrisë së Transporteve, ministri e cila kryen investimet publike në të gjithë vendin.

Pothuajse të gjitha institucioneve u janë shkurtuar paratë e dhëna nga qeveria, pasi synohet ruajtja e ekonomisë së vendit, e cila është prekur nga kriza globale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›