E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajtim Kasami, "xhevahiri" i ri i Palermos

Shqiptari i Maqedonisë, i natyralizuar si zviceran, ka lindur në vitin 1992 dhe Palermo e “rrëmbeu” para se Lacio të bënte një hap përpara. “Nëse Kasami është këtu, kjo ka ndodhur falë drejtorit sportiv, Sabatinit”, pohoi presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini.

Mesfushori, pjesë e kombëtares U-21 të Zvicrës, ka pasur edhe një përvojë me të rinjtë e Liverpulit dhe zviceranët e Belinzonës. 18-vjeçari ka habitur të gjithë në Palermo me pesë golat në dy miqësoret përgatitore, madje krahasohet me talente të tillë si argjentinasi Havier Pastore dhe danezi Simon Kjaer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›