New Europe Shqiperia ka luftuar korrupsionin
Ne nje artikull te New Europe Shqiperia cilesohet si nje histori suksesi ne luften kunder korrupsionit. Duke nisur me historine e se kaluares komuniste artikulli thekson se Shqiperia nga nje vend me i mbyllur tashme po nderton demokracine e vet. Ne qershor te 2010 Shqiperise iu dha mimi i OKB-se per sherbimet publike. Nderkohe qe listohet si vendi i pare ne bote qe ka zbatuar 100 prokurimin publik elektronik. Disa dite me pare me 26 tetor 2010 ne renditjen boterore vjetore te perceptimit publik te korrupsionit nga Transparency International Shqiperia levizi nga 8 pozicione me larte ne krahasim me 2009 duke u renditur e 87-ta nga 178 vendeve. Vetem ne vitin 2005 renditja e Shqiperise nga e njejta organizate ishte ne vendin e 126 nga nje liste prej 158 vende. Nentorin e shkuar programi i qeverise amerikane Sfida e Mijevjecarit per vitin fiskal 2009 e renditi Shqiperine mbi mesataren ne
luften kunder korrupsionit. Raporti i Bankes Boterore Doing Business 2010 e renditi ate ne vendin e 82 me 3 reforma te reja krahasuar me vendin e 89 ne 2009 thuhet ne kete artikull. Me tej shkruhet se Kryeministri Berisha premtoi te zhduke korrupsionin te ule taksimin te terheqe investime te huaja me te medha dhe te zhvilloje infrastrukturen. Duke e gjykuar ate nga keto fakte mund te arrihet perfundimi se ai po ia del mbane.