FMN, Bell: Rritja ekonomike këtë vit 2-2.5%
Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference shtypi me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe kreun e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai ka shtuar se rritje të madhe ekonomia shqiptare do të marrë në vitin 2015.
“Ekonomia shqiptare duhet të kalojë nga huamarrja për konsum në zgjerim të burimeve prodhuese, rritje të eksporteve dhe zëvendësim të importeve me eksporte. kjo ndihmon në klimën e biznesit dhe mbrojtje për investitorët”, theksoi Bell.
Për sa i përket vitit të shkuar, Bell tha se gjatë vitit 2009, ekonomia në Shqipëri pati një rritje prej 3%. "FMN konnstatoi se rritja ekonomike ishte në shifrat e 3%, ndërkohë që inflacioni në rritje përtej normës 3%", tha përfaqësuesi i FMN-së.
Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, ritheksoi se Shqipëria mbeti jashtë vorbullës së krizës globale ekonomike dhe financiare."Më vjen mirë që FMN konstaton faktin që gjatë vitit 2009 situata u menaxhua me sukses me masa të përshtatshme, me stimuj fiskalë dhe buxhetorë, që mundësuan një rritje ekonomike 3 % tashmë e konfirmuar dhe që rezulton ndër më të lartat në të gjithë Evropën e që përbën një bazë të mirë për program ambicioz në vitet në vijim", deklaroi ministri Bode.
Numri një i financave në vend konfirmoi se pas goditjeve të forta, ekonomia botërore po rikthehet në rritjen e saj më të moderuar se para krizës. “Në këto kushte, për zhvillimin e ekonomisë reale duhet t'i rikthehemi themeleve më të shëndosha për të mundësuar një perspektive më të sigurt, si dhe të rivendosim një ekuilibër të ri në parametrat me të përshtatshme, pasi bota e pas krizës nuk është më e njëjtë", deklaroi ministri Bode.