FMN do të fillojë një mision vlerësimi në Turqi
"Autoritetet turke dhe drejtoria e FMN-së ranë dakord që bisedimet për raportin e përvitshëm ekonomik lidhur me ekonominë turke në vitin 2010, do të fillojnë me vizitën e një misioni të FMN-së në 15-ditëshin e parë të majit", deklaroi Caroline Atkinson, zëdhënëse e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një komunikatë
Vizita e fundit e këtij lloji është zhvilluar para tre vjetësh, ndërkohë që FMN-ja mendohet se diskuton çdo vit me anëtarët e saj për gjendjen e ekonomisë së tyre, që sipas Atkinson jep shkas për publikimin e përvitshëm të një dokumenti të quajtur "Artikulli IV".
Autoritetet e Ankarasë dhe organizata e Uashingtonit po diskutojnë që prej më tepër se një viti për mundësinë e një huaje të Fondit për Turqinë, që disa herë u duk se do të ishte shumë e afërt, por asnjë marrëveshje nuk është arritur ende për modalitetet dhe një lehtësim të tillë të financimit.