E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, tre persona të plagosur

aksident-lezheElbasan- Një aksident më pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Xibrakë.

Një automjet me targa TR 0221 M ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Land Rover Arjan Jaupllari dhe pasagjerët Sazan Çeliku dhe Jovan Basho, banorë të Tiranës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan dhe tre të plagosurit janë dërguar për kurim në Spitalin e Librazhdit.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›