E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Me 2010, rrija ekonomike 2 %

Blerina Hoxha

Fondi Monetar Nderkombetar parashikon qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike vitin qe vjen vetem 2 per qind, nderkohe qe kete vit parashikimi per ritmet e rritjes ekonomike nuk do te jete me shume se 0.4 per qind. Parashikimet, te cilat edhe sipas zyrtareve te Fondit nuk mund te jene te sakta kane marre forme zyrtare. Pas nje analize qe i ka bere ekonomise globale ne teresi, Fondi parashikon nje recension te ekonomise globale kete vit duke parashikuar nje rimekembje vetem vitin qe vjen. Sipas FMN-se, vitin qe vjen ekonomia e botes do te kete nje rritje deri ne 1 per qind, ndersa ekonomia e Shqiperise do te kete rritje 2 per qind. Nderkohe qe sipas nje analize te fundit, te Fondit per ekonomine e Evropes vetem Shqiperia dhe Qiproja, kane rezultuar me nje rritje pozitive ekonomike ne tre muajt e pare te vitit. Shqiperia ne muajt e pare te ketij viti ka rezultuar me rritje 0.4% dhe Qipro me 0.3%, duke qene te vetmet vende me rritje pozitive nga e gjithe Evropa e zhvilluar dhe vendet ne zhvillim te kontinentit te vjeter. Keshtu ndryshe nga shifrat qe kane qene deklaruar ne qendrimet e meparshme te Fondit, ne studimin e fundit rritja ekonomike per vitin 2007 eshte konkluduar 6.3%, ndersa per vitin 2008 rritja ekonomike sipas Fondit eshte 6.8%. Ne raport parashikohet qe ekonomia shqiptare te kete perkeqesim te deficitit fiskal dhe renie te shkembimeve tregtare. Megjithate edhe pse ne shifra modeste, rritja ekonomike parashikohet te mbetet pozitive. Pak dite me pare Instituti i Statistikes, INSTAT, ne publikimin e treguesve tremujore te rritjes ekonomike vleresoi se per 2008, ekonomia e vendit kishte pesuar rritje ne masen 8 %. Rritja ekonomike e vendit eshte shnderruar se fundmi ne amulli shifrash, nga institucionet nderkombetare dhe ato vendase. Sipas Ministrise se Financave nga analiza e te dhenave te tremujorit te pare, mund te kemi nje rritje ekonomike qe mund te shkoje 4 - 5 % ne vitin 2009. Ndersa, sipas parashikimeve te Fondit, ne Shqiperi situata paraqitet me optimiste sesa ne vendet e tjera te rajonit, per te cilat Fondi ka parashikuar renie kete vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›