E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara pa rivalitet e Berishes

Ne te gjitha garat elektorale, ajo qe bie me shume ne sy dhe qe lakohet me shume, eshte protagonizmi politik i forcave kryesore qe hyjne ne zgjedhje. Si ne te gjithe boten edhe Shqiperia deri me sot, nuk ka bere perjashtim nga kjo "rutine". Numri nje i forces mazhoritare ka garuar me homologun e tij te forces me te madhe ne opozite. Perjashtuar rastit kur Fatos Nano ishte ne burg, ne te tjerat, lufta elektorale parlamentare ka qene e perqendruar mes "luaneve" Berisha-Nano, kurse pas vitit te fundit, gara ka pasur per "gladiatore", Berishen dhe Ramen.

Kete here ka ndodhur nje rokade qe veshtire te kaperdihet si normale. Kryetari i mazhorances, Sali Berisha, qe drejton qeverine dhe Partine Demokratike, po hyn ne gare, jo sic duhej apo pritej, me kreun e partise kryesore te opozites, Edi Rama, qe drejton edhe bashkine e Tiranes, por me nje personazh qe sic theksoi dje Rama, vjen nga shoqeria civile.

E pra, Berisha, i njohur per nje lufte te paepur politike, ne vite me Nanon dhe kete kater vjecar te fundit me Ramen, i duhet te kete perballe nje "luftetare" te tipit surprize. Vasilika Hysi, drejtuese e nje shoqate per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, eshte "gruaja e hekurt", qe presupozohet se do te mbaje ne shpine nje rivalitet te forte, ate te qenit perballe Berishes, i njohur me se shumti per karizmin e tij dhe pasionin e papare per te qene ne qender te vemendjes mediatike.

Por sa e mundur eshte nje gare Berisha-Hysi?

Praktikisht, e pamundur. Per vete mungesen totale te pervojes politike, perjashtuar mbeshtetjen dukshem si drejtuese e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, te problemeve te evidentuara nga opozita, Hysi e gjen veten shume dobet perballe "te fortit" qe, sikunder ajo ne PS, mban numrin nje te listes se PD.

Ne kete pike, problemin me te madh, duket se e ka Berisha dhe jo Hysi, qe pa asnje lloj rraskapitjeje, dukuri normale per te pasur nje vend te rendesishem ne politike, e fitoi si "rrufe ne qiell te paster" nje mandat deputeti, duke qene e para e listes. Lideri historik i te djathtes, qe po perpiqet te fitoje nje mandat te dyte qeverises, sic thekson, per te permbushur te tjera avantazhe ne dobi te shqiptareve, sidomos ne lemin e integrimit, nuk mund te ndjehet mire, perballe nje konkurrence kaq te dobet.

Berisha e ka treguar fare qarte, se di te beje lufte politike dhe per ta bere kete, ka ose preferon te kete, nje rival te forte, qe mese normale, duhet te ishte lideri i forces kryesore te opozites.

Edi Rama, duke konfirmuar mungesen e tij ne listen e kandidateve per deputete te PS ne zgjedhjet e 28 qershorit, solli nga pas disa pyetje qe pergjigjen e japin vete. Mos valle, perkunder trumbetimit mediatik dhe ne mitingje se zgjedhjet do ta bejne te gdhihet kryeminister me 29 qershor, ekziston frika e humbjes se tyre dhe per pasoje doreheqja e detyruar nga kreu i bashkise, do ta linte "me gisht ne goje", domethene vetem me nje mandat deputeti, duke perfunduar ne nje nga 140 karriget e Parlamentit? Pikerisht per te mos lindur pyetje te tilla qe pergjigjen e kane brenda, me e udhes do te ishte lufta reale politike, - gare elektorale, qe dihet se ka vetem dy alternativa, fitoren, ose humbjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›