2009, ekonomia vendase perfiton rreth 50 milione euro nga eksporti i energjise
Ekonomia shqiptare pritet te perfitoje kete rreth 50 milione euro nga eksporti i energjise. Sistematikisht qe nga muaji shkurt Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nisur eksportin e energjise, nisur nga situata e mire hidrike ne vend. "Suficiti i energjise ka ardhur nga mireadministri i energjise se prodhuar ne vend", eshte shprehur drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi i cili ka garantuar se, eksporti i energjise do te vijoje edhe ne pikun e veres. "Per momentin prioriteti yne eshte qe te furnizojme vendin me energji elektrike, dhe po eksportojme vetem ate energji qe ne e konsiderojme te tepert, qe nuk do ta mbanim kot ne kaskade. Ndersa eksportet e mirefillta, qe mund te kene dhe nje vlere te madhe ekonomike, do te jene ne periudhen korrik-gusht, qe eshte nje periudhe ku sidomos tregu ne Greqi ka cmime me te larta", tha Gjergji Bojaxhi, drejtor i KESH. Korporata vec furnizimit te vendit me energji, po eksporton ne Kosove dhe Greqi me cmime qe jane rreth 35 euro per megavat. Aktualisht prodhohen rreth 14.5 kw/h per vendin dhe eksportohen rreth 2-3 milione kw/h ne dite. Kjo energji qe eksportohet eshte vetem ne kohen e pikut, ne momentin kur cmimi i energjise ka vleren maksimale ne treg. Dimri 2008 dhe vazhdimi i vitit 2009 vleresohen si ekstremisht te lagesht dhe kjo, ka krijuar mundesine qe rezervuari i Fierze me te cilin kontrollohet kaskada e Drinit, te mbahet ne nivel maksimal 296 metra.
Eksporti
Aktualisht prodhohen rreth 14.5 kw/h per vendin dhe eksportohen rreth 2-3 milione kw/h ne dite. Kjo energji qe eksportohet eshte vetem energji e pikut, ne kohen kur cmimi i energjise ka vleren maksimale ne treg..
Fondi Monetar Nderkombetar, parashikon qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike vitin qe vjen vetem 2 %
Eksporti
Aktualisht prodhohen rreth 14.5 kw/h per vendin dhe eksportohen rreth 2-3 milione kw/h ne dite. Kjo energji qe eksportohet eshte vetem energji e pikut, ne kohen kur cmimi i energjise ka vleren maksimale ne treg..
Fondi Monetar Nderkombetar, parashikon qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike vitin qe vjen vetem 2 %