E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/Lojera fati pa licence, bllokohen dy

Zyra e krimit ekonomik dhe financiar ne Elbasan ka bllokuar dy loto e lojera fati te palicencuara ne lagjet e ketij qyteti. Burime zyrtare thane dje se ka nisur procedimi penal ndaj Florenc R., 33 vjec, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne lokalin e tij ne lagjen "Visarion Xhuvani", u bllokua ne cilesine e proves materiale kompjuteri dhe loto sporti per te cilat nuk dispononte dokumente nga tatim-taksa. Policia ka nisur hetimin edhe ndaj te dyshuarit Vangjel N., 50 vjec, me banim ne lagjen "5 Maji", pasi gjate kontrollit te lokalit te tij ne kete lagje u gjeten dhe sekuestruan 5 kompjutera per lojera fati.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›