E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Qeveria e re greke të vazhdojë reformat e kërkuara

UASHINGTON - FMN përsërit nevojën e vazhdimit të reformave ekonomike në Greqi, edhe nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 6 majit. Deklarata u bë nga përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jerry Rice.

Në përgjigje të pyetjes se çfarë do të kërkojë FMN nga qeveria e re, Rice deklaroi: “Partitë më të mëdha politike greke janë angazhuar të zbatojnë reformat që përpunoi FMN-ja, prandaj asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim; do të kërkohet të zbatohen objektivat kryesore të këtij programi”.

Gjatë konferencës për shtyp në Uashington, përfaqësuesi i Fondit tha se "ekipi i FMN-së për Greqinë do të kthehet aty pas zgjedhjeve, kur do të jetë formuar qeveria e re”, por u shmang të japë një datë konkrete për mbërritjen e misionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›