Prokuroria: 3 vjet burg Stresit për rastin ‘Bombaj’
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ditën e djeshme dënimin me 11 vite e 6 muaj burg për pesë të pandehurit e akuzuar për marrjen peng të regjisorit Leonard Bombaj, ngjarje kjo e shënuar në muajin korrik të vitit 2010. Gjatë seancës së djeshme, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë për Arkimed Lushën, i njohur ndryshe dhe si “Stresi”. 2 vjet e 6 muaj burg dhe 600 mijë lekë gjobë, Prokuroria ka kërkuar për Erlis Bashajn, ndërsa nga 2 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë është kërkuar për Realdo Kurtin, Sevastja Kallabakun dhe të miturën A.Xh., për të cilën u kërkua pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për një periudhë 18-mujore, duke marrë parasysh faktin që e pandehura është e mitur dhe vijon shkollën. Mbi pesë të pandehurit rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ndërkaq, pritet që në seancën e radhës të jenë mbrojtësit e 5 të pandehurve ata që do të paraqesin pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria, e më pas do t’i takojë Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur në lidhje me fajësinë ose jo të të pandehurve. Ndërkohë, i kontaktuar nga “GSH”, Arkimed Lusha (Stresi) nuk ka pranuar të japi asnjë koment në lidhje me kërkesën e Prokurorisë. “Nuk kam asnjë koment për të bërë. Duhet të presim vendimin përfundimtar të Gjykatës”, – deklaroi Stresi.
Ngjarja sipas Prokurorisë
Leonard Bombaj është me banim në qytetin e Tiranës dhe në vitin 2003 ka krijuar Qendrën Artistike të fëmijëve “Sirea Film”, me seli në qytetin e Tiranës. Objekti i punës dhe aktivitetit të kësaj qendre ka qenë identifikimi, zbulimi dhe shkollimi i talenteve të reja në fushën e artit, muzikës, dramës, aktrimit, ku si drejtues i kësaj shkolle ka qenë vetë Leonard Bombaj.
Krahas nxënësve që janë regjistruar në këtë qendër arti është aktivizuar dhe e pandehura A. Xh., e cila rezultoi të ishte vajza e Albert Xh. Hetimi ka provuar se më datë 30.08.2010, bordi drejtues i Qendrës artistike “Sirea Film” ka vendosur përjashtimin e të pandehurës A.Xh. nga kjo Qendër me motivacionin “ulje të nivelit artistik dhe dëmtim të imazhit artistik të ‘SIREA Film’”. Këtë vendim të stafit të Qendrës ka marrë përsipër t’ia komunikojë Albert Xh. vetë drejtuesi i qendrës, Leonard Bombaj. Pasi kanë biseduar në telefon ku ka lënë vendin dhe orën e takimit, Leonard Bombaj dhe Albert Xh. janë takuar në një zyrë avokatie tek Pazari i Ri. Takimi është zhvilluar në fillim të muajit shtator 2010, ku të pranishëm në këtë takim kanë qenë Leonard Bombaj, A. Xh. dhe një avokate. Në takimin e zhvilluar, Leonard Bombaj i ka komunikuar Albert Xh. vendimin e bordit drejtues të qendrës “Sirea Film”, për përjashtimin e A.Xh. për shkelje etike dhe disipline. Ndër të tjera, e pandehura A.Xh. pretendon se është aktivizuar në Qendrën “Sirea Film” në moshën 8-vjeçare. Më pas, në moshën 10-vjeçare, për shkak të afrimitetit familjar të krijuar ndërmjet saj dhe Bombajt, gjithnjë sipas kallëzueses, regjisori ka kryer kundra dëshirës së saj marrëdhënie seksuale në ambientet e apartamentit të tij. E pandehura A. tregon se nga fundi i muajit dhjetor 2009 është ftuar nga Bombaj në banesën e këtij të fundit. Pasi kanë hyrë në banesë, ku nuk ndodhej asnjë njeri, sipas kallëzueses, Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjithnjë sipas të pandehurës A.Xh., në muajin mars të vitit 2010, regjisori ka kryer përsëri marrëdhënie seksuale me dhunë me të në një nga hotelet në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Sipas të pandehurës, Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të me dhunë më datë 22.07.2010 në banesën e tij. Për gjithçka kishte ngjarë, A.Xh. ka vënë në dijeni të pandehurin Arkimed Lushaj, me banim në qytetin e Tiranës, me të cilin kishte lidhje shoqërore.
Biseda me STRESIN
Në bisedën e zhvilluar ndërmjet të pandehurës dhe Arkimed Lushajt i pranishëm ka qenë dhe i pandehuri Relado Kurti. Në fund të muajit korrik të vitit 2010, me kërkesë të A.Xh. është zhvilluar një takim me Leonard Bombajn në prani dhe të të pandehurve Arkimed Lushaj e Relado Kurti. Më datë 22.07.2010 e pandehura ka shkuar në banesën e Bombajt për t’u sqaruar dhe për të marrë një vërtetim që Leonardi kishte për t’i bërë për babain e saj, pasi ky vërtetim i duhej familjes së saj për kredi. Së bashku me të pandehurën e A. kanë shkuar dhe të pandehurit Arkimed Lushaj, Relado Kurti, Erlis Bashaj, Sevastjan Kallabaku, i thirrur me nofkën Andi Arusha, dhe një person i paidentifikuar me emrin Mersin. Arsyeja që sipas të pandehurës të 5 personat kanë shkuar në banesën e Leonardit kishte të bënte me faktin se ata duhej ta detyronin regjisorin të tërhiqte vendimin që stafi i “Sirea Film” kishin marrë për pezullimin e saj nga shkolla dhe të mos i binte më në qafë vetë asaj.
Dhuna ndaj Bombajt
Prokuroria ka hetuar për kallëzimin e të dëmtuarit Leonard Bombaj, që kishte të bënte me dhunën fizike e psikike që është ushtruar në banesën e tij më datë 22 dhe 23 korrik 2010. Në harkun kohor 2009-2010 nga ana e stafit pedagogjik të “Sirea Film” është vënë re një shthurje artistike e shtetases A.Xh., shthurje që kishte lidhje dhe me aspektin disiplinor të kësaj nxënëseje. Në lidhje me këtë fakt, duke u nisur dhe nga shoqëria jo e rregullt që kishte zënë A.Xh., stafi i “Sireas” e ka thirrur dhe e ka këshilluar A. të hiqte dorë nga shoqëria që kishte zënë, si dhe t’i kthehej rrugës së artit. Vetë Leonard Bombaj ka komunikuar me A.Xh., duke i thënë se nëse vazhdonte në këtë rrugë ajo mund të pezullohej nga shkolla për një periudhë 6-mujore.
Me një vendim të tillë nxënësja A.Xh. nuk ka qenë dakord dhe për këtë ka komunikuar dhe i ka kërkuar ndihmë të pandehurit Arkimed Lusha, me të cilin ishte njohur në verën e vitit 2009. Më datë 22.07.2010, e pandehura A.Xh., e shoqëruar nga të pandehurit Arkimed Lusha, Relado Kurti, Erlis Bashaj, Sevastjan Kallabaku që thirret me nofkën Andi Arusha, si dhe një person të cilin hetimi nuk ka arritur ta identifikojë, i thirrur Mersin, kanë hyrë në banesën e Bombajt dhe e kanë dhunuar atë fizikisht dhe psikologjikisht. Konkretisht, pasi kanë hyrë në banesë nën kërcënimet psikologjike dhe fizike, personi i thirrur Mersin kishte një armë pistoletë në dorë, i kanë kërkuar Leonard Bombajt që të paguante një shumë prej 20.000 eurosh, me qëllim që të mos bëhej publik skandali tij me nxënësen A.Xh., ndonëse Leonardi nuk pranonte ekzistencën e një marrëdhënieje të tillë. Personat e kanë shantazhuar Leonardin, duke i thënë se e kishin filmuar dhe se nëse nuk paguante shumën 20.000 euro do ta shihte veten në rrjetin kompjuterik Youtube. Njëkohësisht, personat e kanë kërcënuar Leonardin se nëse do ndërmerrte ndonjë veprim për pezullimin ose përjashtimin e vajzës nga shkolla e nëse ky i fundit do t’i tregonte babait të vajzës në lidhje me sjelljen e saj, Leonardi dhe familja e tij do të zhdukeshin fizikisht.
Në bisedën që është zhvilluar në apartamentin e Leonard Bombajt, e pandehura A.Xh., pasi ka kontrolluar në çantën e regjisorit u ka treguar bashkëpunëtorëve të saj një kartë krediti duke u thënë se paratë Leonardi i ka në bankë. Vajza ua ka dorëzuar atyre kartën e kreditit të Leonard Bombajt. Nën kërcënimin e vazhdueshëm të të pesë të pandehurve, Leonard Bombaj, i shoqëruar nga shtetasit Erlis Bashaj, Renaldo Kurti dhe Sevastjan Kallavaku, kanë shkuar në bankomatin e bankës që ndodhet tek “ETC Tirana”. Tre të pandehurit, Renaldo Kurti, Erlis Bashaj dhe Sevastjan Kallabaku, e kanë detyruar Leonard Bombajn të tërheqë nga bankomati një shumë prej 50.000 Lekësh. Nga banesa e regjisorit Bombaj deri tek bankomati tre prej të pandehurve, Relado Kurti, Erlsi Bashaj dhe Sevastjan Kallabaku, kanë shkuar me makinën e Leonardit, konkretisht autoveturën “Benz Mercedes” E clas E270 CDI me targa TR 9485L. Ndërsa A.Xh. së bashku me të pandehurin Arkimed Lushaj dhe personin e paidentifikuar të thirrur me emrin Mersin janë larguar me makinën e Arkimedit për të pritur tre të pandehurit e tjerë në një lokal tek rruga e Dibrës. Pasi kanë tërhequr shumën e lekëve nga bankomati, tre të pandehurit së bashku me Bombajn kanë shkuar përsëri në banesën e regjisorit dhe pasi e kanë lënë atë në shtëpi, janë larguar me automjetin e këtij të fundit për t’u takuar me Arkimed Lushajn dhe të pandehurën A.Xh..
Më tej, me qëllim që të përfitonin shumën prej 20.000 eurosh që i kishin kërkuar 5 të pandehurit, më datë 23.07.2010, të pandehurit Arkimed Lushaj, Erlis Bashaj, Relado Kurti dhe Sevastjan Kallabaku e kanë marrë dhe e kanë detyruar Leonard Bombajn të shesë autoveturën e tij tip “Benz Mercedes” E clas në vlerën 5.000 euro. Hetimi ka provuar se shtetasit Leonard Bombaj, ditën e nesërme, më datë 23.07.2010, rreth orëve të paradrekës, i kanë shkuar në banesë shtetasit Sevastjan Kallabaku, Arkimed Lusha, Relado Kurti dhe Erlis Bashaj, të cilët ishin me automjetin e tij, që ia kishin marrë një ditë më parë. Ata i kanë kërkuar regjisorit që të shkonte së bashku me ta tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor me qëllim që të tërhiqnin certifikatën e pronësisë së automjetit. Pasi kanë mundur të sigurojnë këtë certifikatë, këta persona kanë shkuar tek një noter ku kanë nënshkruar një kontratë shitjeje të automjetit me targa TR 9485 L.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)