E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Diploma në një Universitet ku paguhet

TIRANE-I gjendur përballë studentëve shqiptarë në Itali, Edi Rama ka komentuar ashpër skandalin e diplomimit në Universitetin Kristal, të Renzo Bossi-t.

“Diploma e Bossi-t për për menaxhim- biznes nuk është marrë në një universitet ku studiohet, por ku paguhet për një diplomë,” tha Rama, gjatë takimit të djeshëm në Firence. “Në Shqipëri, pas reformës së vitit 2005 që ka liberalizuar sistemin, janë hapur shumë universitete private, disa të mirë, por shumë janë fabrika diplomash me pagesë. Problemi se kush paguan për tu diplomuar, me rastin Renzo Bossi ka mbërritur edhe në Itali”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›