FMN-Qeverise: Pagat te rriten sa inflacioni Blerina Hoxha
Qeveria shqiptare duhet te ndjeke nje politike me te moderuar me rritjen e pagave dhe pensioneve ne menyre qe deficiti buxhetor ne fund te ketij viti t'i kthehet nivelit 3%. Pas nje inspektimi 20 ditor ne vendin tone, Fondi Monetar Nderkombetar, ka publikuar vleresimin per ekonomine shqiptare ne faqen zyrtare te internetit www.imf.org.
Rrogat dhe pensionet
Sipas FMN ulja e kontributeve te sigurimeve nga qeveria vitin qe shkoi duket se, nuk kane dhene efekte pozitive ne formalizimin e pageses se kontributeve e per rrjedhoje edhe ne rritjen e tyre e te ardhurave nga kontributet. Per shkak te kesaj situate deficiti ne arken e pensioneve ka arritur ne 2.5 per qind te PBB vitin qe shkoi dhe nje pjese e madhe e kesaj ulje i dedikohet uljes se takses se kontributeve te sigurimeve. Deficiti ne arken e pensioneve sipas FMN nuk eshte i larte, duke patur parasysh se, Shqiperia ka nje popullsi te re. Mirepo sipas studimeve nga institucioneve te tjera popullsia e vendit po shkon drejt plakjes duke sjelle keshtu me pak kontribuues per pensionet dhe me shume perfitues. Kjo do te ishte nje rrezik per pagesat e pleqerise ne te ardhmen. Sipas Fondit eshte shume e rendesishme qe shpenzimet korrente te rishikohen dhe pagat dhe pensionet te mbahen nen kontroll. Kjo mund te behet duke i indeksuar keto te fundit vetem pas inflacionit deklaron Fondi, cka do te thote nje rritje pagash ne masen 3 deri ne 3.5 per qind, me niveli aktual te inflacionit.
Shpenzimet
Korrektimi i buxhetit te vitit 2010 qe synon nje shkurtim te shpenzimeve ne masen e 30 miliarde lekeve duhet te perfshije te gjithe sektoret ka keshilluar Fondi Monetar Nderkombetar. Kjo vlere eshte e barabarte me 2.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto dhe synon te coje deficit buxhetor me 2010 ne rreth 5.6 per qind. Porse, FMN ka keshilluar qeverine qe te rishohe serish buxhetin ne muajt ne vazhdim me qellim qe treguesi i deficitit te shkoje drejt tragetit 3 per qind, kufi i vendosur edhe nga Bashkimi Evropian si kusht per anetaresimin. Per te arritur ne kete pike qeverise shqiptare i duhet te shkurtoje shpenzimet e parashikuara ne buxhet qe nuk i mbulon dot me te ardhura nga taksat, tatimet etj. Fondi e ka keshilluar qeverine qe deficiti i buxhetit deri ne vitin 2013 te jete rreth nivelit 50 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto.