E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te dilet nga varferia?

Luljeta Krasniqi
Edhe dhjete vjet pas luftes, kosovaret vazhdojne te perballen me varferi te madhe, gje qe e deshmojne edhe statistikat e institucioneve vendore e nderkombetare, te cilat e radhisin Kosoves me shkallen me te larte te varferise ne rajon. Ekspertet e ekonomise vleresojne se per ta kaluar kete, Kosoves i duhet nje angazhim me serioz. Ndersa, zyrtare te institucioneve thone se ne vazhdimesi jane duke punuar per zbutjen e varferise permes strategjive per punesim te qendrueshem. Keshilltari ne Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale, Behxhet Gagjiqi, thote se dokumenti strategjik per punesim te qendrueshem, eshte nje dokument, i cili ka mundesuar zbutjen e papunesise ne Kosove. "Ky eshte nje projekt, i cili do te zhvillohet ne faza. Kemi veprimet qe jane parapare se si do te realizohen dhe ne baze te kesaj, mund te shikohet se cfare punesimi mund te arrihet gjate nje periudhe trevjecare, sa edhe zgjat projekti", thote Gagjiqi duke shtuar se ministria ne vazhdimesi ka projekte per zbutjen e varferise, duke perfshire ketu edhe punesimin sezonal. Ne anen tjeter, eksperte te ceshtjeve ekonomike thone se pasojat e kesaj gjendjeje te rende ekonomike dhe sociale do te jene te medha, nese varferia vazhdon te kete permasat qe ka aktualisht. Eksperti i ceshtjeve ekonomike, Safet Gergjaliu, thekson se si tejet problematike paraqitet fakti qe nuk ka trend te renies se shkalles se varferise.
"Kosova nuk eshte e varfer, popullata e Kosoves eshte e varfer. Derisa strukturat udheheqese nuk do t'i preke varferia, me siguri qe nje avaz i tille do te vazhdoje edhe me tutje. Por, llogarine me te shtrenjte do ta paguaje masa e gjere, e cila nuk eshte e involvuar ne keto procese korruptive", shprehet Gergjaliu.
Sidoqofte shkalla e larte e varferise ne Kosove konsiderohet te jete si pasoje e shume faktoreve, pasi qe Kosova ka qene vendi me i pazhvilluar ne ish-Jugosllavi, pastaj demet e shumta gjate luftes se vitit 1999, mungesa e kapaciteteve, si ne aspektin infrastrukturor ashtu edhe njerezor, mungesa e politikave per t'i adresuar ceshtjet sociale, etj.
Megjithate, Gergjaliu shpreh mendimin se me nje pune efikase te institucioneve te Kosoves, qytetaret nuk do te ballafaqoheshin me kete gjendje te rende. "Per nje periudhe shume te shkurter, sikur te kishim nje qeveri te ndergjegjshme, qe flet dhe punon per shtet, e jo qe flet per shtet dhe punon per interesa te ngushta, do te mund te tejkalohej gjendja. Perndryshe, kjo kohe do te zgjase edhe me shume. Fati dhe ardhmeria e popullates se Kosoves eshte ne duart tona", shprehet Gergjaliu.
Nderkaq, zyrtare te Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale, thone gjate ketij viti mund te thuhet se shifrat e familjeve ne asistence sociale jane zvogeluar per nje perqindje te vogel. Drejtori i Departamentit te Mireqenies Sociale, Muhamet Gjocaj, thote se pavaresisht kushteve te veshtira sociale, gjate ketij viti po verehet nje permiresim i vogel i kushteve elementare te qytetareve. "Mund te thuhet se ka pasur permiresim, per shkak se numri i familjeve ne asistence sociale eshte ne renie. Qeveria e Kosoves me programet e saj ka ndikuar qe nga viti 2009 te kete rritje te ndihmave sociale dhe te gjitha skemave sociale qe jane ne Kosove", shpjegon Gjocaj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›