FMN: Rimëkëmbja e ekonomisë, e ngadaltë

Ekonomia globale po zgjerohet përsëri dhe kushtet financiare janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme. Lajmi është bërë i ditur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por në raportin e saj më të fundit për ekonominë botërore, FMN thotë se ritmi i rimëkëmbjes pritet të jetë i ngadalshëm. FMN shton se dalja nga situata apo rikuperimi, mund të jënë të pamjaftueshmë për të ulur nivelin e papunësisë për një periudhë kohe. Raporti i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se ekonomia globale po rimëkëmbet më shpejt sesa ishte menduar fillimisht. Megjithatë zyrtari i FMN-së Hose Vinals ka thënë se rreziku nuk është zhdukur plotësisht. Raporti informon se rreziku për sistemin global financiar është ulur si rezultat i veprimeve dhe politikave agresive dhe qëndrimit premtues për ekonominë.
Të mërkurën, FMN ka ulur parashikimin për shumën që bankat kanë gjasa të humbasin në kreditë e këqija dhe në investime. Edhe pse është deklaruar se ekonomia globale po zhvillohet serish dhe gjendja financiare është përmirësuar ndjeshëm, FMN thotë së rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e ngadaltë dhe se do ta ketë të vështirë të ulë papunësinë dhe varfërinë në të njëjtën kohë. Të mërkurën FMN bëri parashikimet e tij për shumat që bankat pritet të humbasin në formë kredish dhe investimesh, një shifër që arrin në 3.4 trilionë dollarë, më pak nga parashikimi prej 4 trilionësh. "Rimëkëmbja globale kryesohet nga Azia, ku ekonomia i përballi çrregullimet shumë më mirë nga sa pritej", thuhet më tej në raport.