E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Forbes: Të pasurit e SHBA, 300 miliardë dollarë të humbura brenda vitit

Uashington, 1 tetor, NOA - Pothuajse të gjithë qytetarët e pasur të Amerikës janë cilësuar si të varfërit e këtij viti në studimin e fundit të realizuar nga prestigjiozja Forbes.

Sipas saj, në total, pasuria e njerëzve më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pësuar një prej 300 miliard dollarë në 12 muajt e fundit, duke shkuar nga 1.57 trillion dollarë që ka qenë vitin e kaluar, në 1.27 trillion dollarë realisht.

Ekspertët pohojnë se këtë rënie e ka shkaktuar pasiguria e tregjeve të kapitalit dhe çmimet e pasurive të patundshme.

Sipas studimit të fundit të Forbes, humbjen më të madhe e ka pësuar për shkak të shifrës së lartë që ai numëronte për pasurinë e tij, Uarren Bufet, vetëm me rënien e aksioneve të kompanisë së tij "Berkshir Hatauay" ka humbur 10 miliardë dollarë brenda një viti.
Ndërsa njeriu që njihet si më i pasuri në Amerikë, pronari i "Microsoft"-it, Bill Gates shënon 7 miliardë dollarë më pak në pasurinë e këtij viti, krahasuar me atë të një viti më parë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›