FMN: Evropa Qendrore, rritje ekonomike

Pas një rënieje mesatare prej 5,25 për qind këtë vit, ekonomitë në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Lindore mund të njohin një rritje ekonomike në 2010-n, me një rritje mesatare të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PIB) me 1,8 për qind, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). "Në Evropën e ekonomive në zhvillim, pas një tkurrjeje të PIB-it real me 5,25 për qind në 2009, pritet një kthim i rritjes ekonomike në 2010-n", tha FMN . Rritja në rajon pritet të jetë gjithsesi "më e ngadaltë se në rajonet e tjera me ekonomi në zhvillim, përderisa një numër i madh ekonomish do të vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha përshtatjeje për shkak të një fluksi kapitalesh më të ngadaltë edhe për një farë kohe", sipas FMN-së.
Fondi ka njoftuar se rimëkëmbja në rajon do të jetë e pabarabartë. Hungaria dhe tre vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania do të njohin më tepër një ngadalësim të krizës se sa një rritje ekonomike.
"Disa ekonomi në zhvillim në Evropë, sidomos ato të vendeve balltike do të vazhdojnë të tkurren në 2010-n, ndërsa importe të mëdha prodhimesh parashikohen gjetkë, veçanërisht në Poloni dhe Turqi".
FMN, që pret një rënie të PIB-it të Turqisë me 6,5 për qind këtë vit, parashikon se në 2010-n së bashku me Sllovakinë ajo do të jetë kampionia e rajonit me një rritje prej 3,7 për qind për secilin nga dy vendet. Polonia që është ekonomia më e madhe ndër 10 vendet e pranuara së fundmi në BE në 2004-n, është anëtarja e vetme e BE-së që mund ta ruajë rritjen e PIB-it me 1 për qind në 2009-n dhe 2,2 për qind në 2010-n, sipas FMN-së.