E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Rreziku financiar nga jetëgjatësia i nënvlerësuar

UASHINGTON- Rreziku financiar, që përfaqëson shtimi i jetëgjatësisë është i nënvlerësuar dhe ndoshta do të peshojë rëndë mbi llogaritë publike të vendeve të zhvilluara, bëri të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, në një studim të publikuar sot.

Në një kapitull të raportit të saj gjashtëmujor mbi stabilitetin financiar në botë, FMN-ja vuri në dukje se rritja e jetëgjatësisë ishte nënvlerësuar vazhdimisht në projeksionet demografike.

"Hipotezat e bëra zakonisht për vlerësimin e angazhimeve të pensioneve mund të mos marrin në konsideratë në mënyrë të përshtashme zhvillimin e ardhshëm të jetëgjatësisë", shkruan FMN-ja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›