Tiranë, arrestohet 27-vjeçari, abuzoi seksualisht me një të mitur
TIRANE - Policia e Tiranës arrestoi 27-vjeçarin Luan Merkohasani, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 13-vjeçare.
Përmes një njoftimi për shtyp, policia bëri të ditur se arrestimi është kryer pas depozitimit të një kallëzimi penal nga nëna e 13-vjeçares, e cila ishte larguar nga banesa ditën e mërkurë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi, strukturat e policisë, filluan punën në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorëve. Falë marrjes në kohë të informacioneve u arrit gjetja e vajzës në afërsi të rrugës së Durrësit në Tiranë. Ndërsa, u bë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili u arrestua në flagrancë për konsumim të veprës penale ‘marrëdhënie seksuale me të mitura’.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që e mitura i është nënshtruar ekspertimit mjeko-ligjor.
(er.nu/BalkanWeb)