FMN: Rritje në ekonominë globale
Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Azia është lokomotiva e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, por kriza buxhetore në Europë mund të minojë rritjen globale. FMN-ja e ka rritur parashikimin e saj për ekonominë globale nga 4% në 4.5%. FMN-ja thotë se ekonomitë e Kinës dhe Indisë do të rriten me 10 për qind këtë vit falë shtimit të eksporteve dhe kërkesave në vend, por ajo paralajmëroi se qeveritë europiane, të cilat kanë borxhe kombëtare të mëdha, mund të krijojnë paqëndrueshmëri në tregun financiar, duke nxituar për të marrë masa të ashpra. Vendet e zhvilluara ruajtën qëndrueshmëri modeste të njëtrajtshme, por FMN-ja paralajmëroi se rreziqet ishin rritur dhe se stabiliteti financiar kishte pësuar një frenim. Shqetësime për qëndrueshmërinë e financave të qeverive në botën e zhvilluar sidomos në Greqi dhe në vende të tjera të Europës janë kërcënime të mëdha të rikuperimit të ekonomisë globale, thotë agjencia. Ajo tha se qeveritë duhet të përqendrohen në përmirësimin e financave dhe të mos ndërmerrnin shkurtime të menjëhershme.
#