E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Shqipëria nuk rrezikon nga kriza

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë në mbështetje të deklarateve të guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke theksuar se sistemi bankar shqiptar nuk ëhstë përfshirë dhe nuk do të përfshihet nga kriza ekonomike botërore. Në një intervistë ëpr TCH, përfaqësuesja e përhershme e FMN-së në Shqipëri, Ann Margaret, rradhiti shkaqet se pse vendi ynë nuk mund të përfshihet në vorbullën e kësaj krize. Sipas saj, “E keqja që Shqipëria nuk është e integruar me pjesen tjeter te ekonomise boterore sot eshte nje e mire sepse ne nje fare menyre eshte mburoja qe ju mbron nga kriza globale financiare. Eshte fakt qe bankat ne Shqiperi nuk jane fare te ekspozuara ndaj instrumentave financiare, te ashtuquajtura toksike, qe kane qene edhe burimi i krizes. Pra, sistemi financiar po ia del mjaft mire”.

Zonja Margaret u shpreh se tashmë i takon qeverisë që të jetë e kujdesshme për ti paraprirë ndonjë krize të mundshme. “Ministria e Financave ka nje rol kyc per te luajtur tani ne kushtet e kesaj krize globale. Ju nuk rrezikoheni nga kriza financiare dhe per rrjedhoje nuk ju nevojitet ndonje pakete shpetimi per bankat, por qeveria duhet te ndjeke politika te matura fiskale dhe me kete kuptoj nivelin e deficitit ne buxhetin 2009, per t’u dhene investitoreve mesazhe sigurie se Shqiperia do te vazhdoje te ruaje stabilitetin makroekonomik. Nga ana tjeter, ju nuk doni te nxisni me kerkesen sepse kjo do te conte ne rritjen e metejshme te importeve dhe ne perkeqesimin e bilancit tregtar, ne nje kohe qe dergesat jane ne renie. Kjo nuk do te ishte e mire”, ka shtuar Ëestin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›