KRTT jepen 70 leje ndërtimi
Plot 70 leje ndërtimi dhe sheshesh janë miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës. Bashkia e Tiranës, njoftoi se '24 objekte do të jenë për interesa publike, në kuadër të investimeve që janë parashikuar të kryhen nga ana e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa 46 të tjera kanë qenë leje për sheshe ndërtimi dhe leje ndërtimi të kërkuara nga subjekte dhe investitorë privatë.
Një nga vendimet më të rëndësishme të marra nga kjo mbledhje e KRRT-së, është vlerësuar faza e parë e projektit për rivitalizimin e parkut të Liqenit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit, ka pasur debate lidhur me mungesën e lejeve të ndërtimit të pallateve shumëkatëshe, kjo për shkak të mungesës së hapësirave për ndërtimin. Anëtarët e këtij këshilli kanë shtruar kërkesën për ndryshimin e legjislacionit aktual, për t’iu hapur rrugë ndërtimeve të reja.