E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria paketë për pagat

Konfindustria po përgatit një paketë propozimesh për përmirësimin e Sistemit të Referencave, paketë e cila pritet ti propozohet qeverisë shqiptare. Konfindustria njofton se nisma në fjalë është ndërmarre si pasojë e problemeve të shumta me të cilat janë përballur industritë shqiptare gjatë zbatimit të Sistemit të Referencave në periudhën një vjeçare të hyrjes në fuqi të akteve ligjore përkatëse.

Propozimet në fjalë do të jenë për pagat e Referencës të Industrisë Ushqimore, një nga sektorët e ekonomisë ku vihen re mjaft shmangie te tabeles zyrtare te pagave me Tregun e Punes. Me pas do te vazhdohet me te gjithe sektoret e tjere te industrise shqiptare, te prekur nga shmangiet me pasoja te niveleve ligjore te pagave me te dhenat reale.

Konfindustria ka kundërshtuar me kohe vendosjen e sistemit te pagave te referencës, duke e konsideruar një dobësi te institucioneve te fiskut dhe shmangie nga parimet baze te sistemit te tregut te lire, te kontrollit dhe vetdeklarimit.

Ne mjaft raste, per industri nga me seriozet dhe formalet ne vend, për disa nivele te pagave referente ka patur shmangie te ndjeshme nga Tregu i Punës, duke sjelle si rrjedhim probleme dhe shqetësime për kompanitë, rritje te panevojshme te kostove te prodhimit, deri edhe prishje te harmonisë se brendshme ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Pavarësisht se industritë kane provuar me dokumentacion te rregullt dhe ne rend kronologjik për nivelin e pagave, qe ata zbatojnë prej kohesh, përsëri institucionet e fiskut nuk kane marre parasysh arsyetimet e biznesit dhe kane shkuar deri ne gjobitjen përkatëse për shmangien e pretenduar te pagave te zbatuara nga kompanitë me pagat e referencës te paracaktuara me akt ligjor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›