Eagle Mobile 100 mijë abonentë
Kompania më e re e telefonisë celulare në vendin tonë, Eagle Mobile, ka shënuar sot abonentin e 100 mijë. Ai është një i ri nga Korça Lorenc Pepellashi. I futur në treg rreth 7 muaj më parë Eagle Mobile, ka arritur këtë sukses, çka dëshmon se shqiptarët kanë zgjedhur këtë operator për të biseduar me miqtë e tyre.
Pepellashi është shënuar si abonenti i 100 mijtë i Eagle Mobile më datën 13 Tetor 2008, plot 8 muaj pas hyrjes në treg dhe 5 muaj pas promovimit të tarifës proring për bizneset, korporatat dhe institucionet dhe vetëm 1 muaj pas lançimit të tarifës rinore riniring.
Në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast në zyrat qendrore të Eagle Mobile në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm Ali TASKIN, priti abonentin e 100 mijtë dhe e falënderoi atë që ka zgjedhur Eagle Mobile.
Gjatë ceremonisë, Taskin i ka dhuruar një telefon të teknologjisë së fundit “I Phone 3G” abonentit me fat, me të cilin mund të shijojë të gjithë shërbimet e reja dhe bashkëkohore që ofron tashmë Eagle Mobile.
“Ne e prisnim suksesin, por jo një interes kaq të madh nga qytetarët shqiptarë. Gjatë kësaj kohë të shkurtër prej 8 muajsh, ne kemi bërë ata që të tjerët e kanë bërë në 2-3 vjet.
Me gjithë vështirësitë e mëdha të ngritjes së një kompanie dhe hyrjes në treg, Eagle Mobile arriti të ndryshonte tregun e telefonisë celulare duke shkaktuar një revolucion” tha Taskin në fjalën e tij për mediat.
Duke iu përgjigjur interesit të tyre, drejtuesi më i lartë i Eagle Mobile, shtoi se tarifa e biznesit dhe institucioneve Proring është përballur me një interes të lartë për vetë ndërthurjen e çmimeve të arsyeshme dhe paketës që u përgjigjet nevojave të çdo biznesi dhe familjeve të tyre.
Po ashtu, sipas tij ka pasur një interes të madh edhe për tarifën më te re, riniring, për të rinjtë dhe ata që e ndiejnë veten të tillë, interes që shpesh ka krijuar edhe radhë të gjata në dyqanet Eagle Mobile që janë çelur tashmë në të gjithë vendin.
“Ne japim fjalën se do të vazhdojmë me këto ritme për të sjellë më shumë komunikim, me shumë cilësi dhe më tepër çmime të arsyeshme për çdo individ të shoqërisë shqiptare” tha zoti Taskin.
Ai theksoi gjithashtu se “Eagle Mobile ka nisur tashmë të konkurrojë në cilësi dhe çmime, por kjo kompani nuk mund të konkurrojë në praktikën evropiane të “number portability”, pra mbartjes së numrit nga një kompani në një tjetër pa i ndryshuar asgjë atij”.
Taskin tha se kjo është një e drejtë e konsumatorëve shqiptarë të marrin shërbim nga cilado kompani që dëshirojnë, duke mos e ndërruar numrin e tyre. Ai e cilësoi këtë një praktikë që zbatohet në të gjitha vendet evropiane dhe se duhet të hyjë tashmë edhe në Shqipëri.
Në muajin shtator, tarifa riniring mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt të koncertit të Madonës në Mal të Zi për 1000 qytetarë shqiptarë. Së fundi, riniring ka sjellë një tjetër mundësi për abonentët e kësaj tarife ku 67 persona do të përfitojnë nga 670 falas secili dhe 670 abonentë të tjerë nga 6700 SMS falas secili. Ata duhet të dërgojnë vetëm një SMS që kushton një lek në 15190, duke marrë pjesë në përzgjedhjen që do të zhvillohet më datën 31 Tetor.
“Duke paguar vetëm 100 lekë për kartën dhe rimbushur atë me 800 lekë për anëtarësimin në riniring, çdokush mund të përfitojë nga oferta fantastike dhe çmimet e arsyeshme të kësaj tarife rinore” tha drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin.