E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN alarm:Do rritet me tej cmimi i naftes

Bota mund te preket nga nje rritje e re e cmimit te produkteve te naftes. Parashikimi i zymte eshte bere nga drejtuesit e Fondit Monetar Nderkombetar, sipas te cileve, ajo mund te perkthehet ne nje nivel rrites prej 20-30 per qind. Kjo, gjithmone sipas tyre, nese do te mund te vihen ne zbatim sanksionet e vendosura ndaj eksporteve iraniane. Sipas tyre, gjithmone nese kjo ndodh, efektet negative ne sektorin nderkombetar te hidrokarbureve do te jene edhe me te medha sesa ato te shkaktuara nga e ashtu quajtura "Pranvera Arabe". Nje situate e tille, per ekspertet e FMN-se, do te vije nese do te realizohet vertet ndalimi i eksportit te naftes qe prodhohet nga Irani, e cila ze jo pak, por nivelin prej 5 per qind te nivelit nderkombetar te saj. E kjo, si pasoje e aksioneve te Bashkimit Europian dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Por te mos harrojme as faktin se prej Ngushtices se Hormuzit qe ai zoteron "lejekalimin" e naftes, nuk do te mund te kaloje ajo qe prodhohet ne vende si Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite. Nje situate vertet bllokade eshte konsideruar kjo, nese ndodh, nga ekspertet e Fondit Monetar Nderkombetar. "Nje bllokade ne Ngushtices e Hormuzit do te perbente nje goditje te paprecedente per tregjet dhe ekonomine boterore, ne gjendje qe te zhyste te gjithe planetin ne kolaps", ka cituar konkretisht FMN-ja, ne nje raport te rregullt derguar 20 vendeve me te fuqishme ekonomike te botes. Te dhenat statistikore nga Lindja e Mesme, lidhur me nivelin e prodhimin boteror te naftes, tregojne se Irani eshte prodhuesi i peste me i madh i saj, me plot 3.5 milione fuci te eksportuara cdo dite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›