E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, fondet qe do te marrin partite Rozeta Rapushi



Hapet thesi per partite politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te diskutoje dhe miratoje, ne mbledhjen e sotme, vendimin per ndarjen e fondeve vjetore per partite politike per kete vit. Ne baze te vendeve te Kuvend dhe ligjit per "Partite Politike", Partia Demokratike do te jete ajo qe do te marre edhe thelen me te madhe te fondit prej 189 milionesh, te vene ne dispozicion ne buxhetin e shtetit per partite politike. Keshtu, ne baze te ligjit "Per partite politike", PD-ja do te perfitoje rreth 89 milione leke nga ky buxhet. E dyta ne radhe, si perfituesja me e madhe e fondeve nga buxheti i shtetit, eshte Partia Socialiste, qe me 65 vende ne Kuvend, do te mund te siguroje per kete vit rreth 75 milione leke. Me pas, vijne partite e tjera politike te cilat kane marre poste ne Kuvend dhe nje perqindje, si Levizja Socialiste per Integrim, me 11 milione leke, Partia per Drejtesi dhe Integrim, 8.2 milione, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, 7.4 milione, Partia Republikane me 7.6 milione dhe Partia Socialdemokrate, nje shume prej 333. 640 lekesh. Ndarja e fondeve, ashtu sic percaktohet edhe ne relacionin qe eshte i bashkelidhur me projektvendimit qe do te shqyrtohet sot nga KQZ, eshte bere ne baze te ligji per "Partite Politike. Ne te thuhet se ne buxhetin e shtetit per kete vit, u percaktuan 189 milione leke dhe ato do te ndahen sipas ligjit. Me konkretisht, 70 per qind e fondit, ndahet per partite sipas numrit te deputeteve te fituar ne zgjedhjet e fundit parlamentare. "Cdo parti parlamentare perfiton ndihme financiare ne perputhje me numrin e deputeteve qe ka fituar ne baze te sistemit zgjedhor te parashikuar ne Kodin Zgjedhor", percaktohet ne ligj. Ndersa 20 per qind, ne menyre te barabarte, ndermjet partive parlamentare dhe 10 per qind, sipas perqindjes se fituar ndermjet partive politike qe kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar mbi nje per qind te votave ne shkalle vendi. Pjesa qe mbetet pa u shperndare nga 10-perqindeshi i shtohet fondit prej 70 per qind dhe u ndahet partive parlamentare. Projektvendimi u perpilua bazuar ne vendimin e per shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009.

Fondet qe perfitojne partite 2012

Partia Demokratike 78.985.728

Partia Socialiste 75.283.434

Levizja Socialiste per Integrim 11.045.574

Partia per Drejtesi dhe Integrim 8.214.462

Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 7.482.141

Partia Republikane 7.656.021

Partia Socialdemokrate 332.640

Totali 189.000.000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›