Transparenca, Berisha: Shpenzimet e qeverise te nxirren online Eva Gjura
"Te jemi sa me transparente dhe te nxjerrim shpenzimet e qeverise online", kjo ka qene kerkesa qe kryeministri Berisha iu ka adresuar ministrave dhe drejtorive te varura prej tyre dje, ne mbledhjen e qeverise. Kryeministri e ka vleresuar transparencen si nje prej ceshtjeve me themelore, ndaj e cilesoi si nje arritje te madhe paraqitjen online, nga ana e Ministrise se Financave, ne sistemin e thesarit, te te gjitha shpenzimeve te kryera gjate nje dite. "Tri jave me pare, Ministria e Financave ia doli qe ne sistemin e thesarit te paraqese online te gjitha shpenzimet e nje dite me pare dhe kjo eshte nje arritje e madhe. Kjo ben qe qeveria shqiptare te jete nje nga qeverite me te pakta qe ben nje transparence te tille te plote te shpenzimeve", u shpreh Berisha. Kryeministri kerkoi qe duke ndjekur kete shembull, te veprohet me te gjitha ministrite dhe agjencite e varura prej tyre. "Ne kete kuader, duhet qe keto shpenzime qytetaret shqiptare te mos i lexojne vetem ne faqen zyrtare te thesarit te Ministrise se Financave, por t'i lexoje ne faqen zyrtare te seciles ministri dhe te seciles agjenci qe varet nga ministrite, sepse aty i gjejne edhe me lehte, ato qe duan te gjejne", u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu, shefi i qeverise kerkoi qe cdo akt kontrolli i kesaj qeverie dhe administrate te botohet ne faqen zyrtare te institucionit qe e realizon. Berisha tha se "kjo, nga njera ane, ben transparente te gjitha kontrollet, por nga ana tjeter, nxjerr ne driten e diellit veprimtarine e ketyre kontrolloreve, qe jane te shumte". Duke iu drejtuar ministrit te Drejtesise, kryeministri tha "se eshte e nevojshme qe nga Ministria e Drejtesise te pershtatet legjislacioni, ne menyre qe te reflektoje realitetin e krijuar nga mosha dixhitale, per te bere qe botimi ne faqen zyrtare te institucioneve te jete i barasvlershem me botimin ne Fletoren Zyrtare, ne qofte se kete e lejon Kushtetuta". Por Berisha u ka kujtuar drejtuesve te dikastereve se pavaresisht dixhitalizimit te sistemit, nuk duhet hequr dore nga letra, por te kursehen shpenzimet e teperta. "Natyrisht, te shqyrtohet dhe te ruhet nje kopje ne gazeten zyrtare, e cila duhet per t'iu shperndare arkivave dhe bibliotekave kryesore. Por ne teresine e vet, vendimet duhet te jene ne faqen zyrtare te botuesit. Ne kemi te gjithe legjislacionet, te bejme dhe ndryshimet dhe keshtu kursejme edhe leter", tha Berisha . Ne lidhje me web-et e ministrive, kryeministri i ka vleresuar ato, pasi kane larmi, por ka shtuar se kane nevoje per permiresime te reja, ndaj dhe eshte e domosdoshme qe nepermjet nje udhezimi qe do te leshohet, brenda nje muaji e gjysme, me ndihmen e AKSH-it t'i permiresojme ato dhe t'i sjellim ne parametra edhe me optimale.