Me Malin e Zi, Berisha: Do te zhvillohet infrastruktura dhe turizmi Eva Gjura
Nje dite pas vizites ne Malin e Zi, kryeministri Berisha ka informuar ministrat e kabinetit te tij ne lidhje me viziten dhe pritjen e mrekullueshme qe i bene zyrtaret e shteti fqinj, por edhe drejtuesit e komunave te Tuzit dhe Ulqinit. Kryeministri ka deklaruar se gjate kesaj vizite jane firmosur disa marreveshje te rendesishme, qe jane te lidhura me bashkepunimin ne fushen e infrastruktures dhe te turizmit e levizjes se lire. Berisha tha se, gjate bisedes me zyrtaret e larte te Malit te Zi, eshte rene dakord qe do te nise puna per ndertimin e nje infrastrukture rrugore moderne dhe komode, mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Duke u ndalur konkretisht ne investimet dhe projektet e reja infrastrukturore, kryeministri informoi per fillimin e ndertimit te kilometrave te pare Muriqan-Ulqin, si dhe u nenshkrua marreveshje per rikonstruksionin e infrastruktures Plave-Guci. Gjithashtu, ai deklaroi se "distanca Shkoder-Podgorice do te shkurtohet per arsye te ndertimit te aksit rrugor". Kryeministri ka premtuar se mes Shqiperise dhe Malit te Zi, do te kete nje zhvillim edhe me te madh ne fushen e turizmit, i cili do te nise me bashkepunimin mes dy vendeve per thellimin e Lumit Buna, per ta bere sa me shpejt te lundrueshem per turistet, per t'u njohur me nga afer me bukurite natyrore te dy vendeve. "Do te shqyrtohet projekti i thellimit te Bunes dhe Bashkia e Shkodres do te ndertoje mole ne Bune. Ne nje hark te shkurter kohor, vizitoret kane mundesi te njihen me dy nga keshtjellat me madheshtore: Keshtjellen Rozafa e Shkodres dhe Keshtjellen e Ulqinit. Ndaj zoti Minister dua te fillohet projekti per thellimin e Bunes", u shpreh Berisha duke iu drejtuar ministrit Mediu. Kreu i qeverise theksoi se eshte mjaft i rendesishem dhe krijimi i ansamblit ujor Adriatik-Ulqin-Tivar. "Ulqini, Buna dhe Velipoja, jane ne vetvete nje ansambel, nga me te bukurit ne brigjet e detrave te Europes, lidhja e tyre eshte nje lidhje si ansambel ndaj te fillohet menjehere projekti i ures qe kalon Bunen dhe e lidh me zonen tjeter te Ulqinit. Ne po ecim nga Shengjini ne Velipoje, por krahas rruges qe, se shpejti, arrin ne Velipoje, duhet te projektohet me shpejtesi ura, e cila duhet te hapet dhe te lejoje lundrimin", vuri ne dukje kryeministri Berisha. "Njekohesisht,- tha Berisha,- investimet Shqiperi-Mal i Zi do te kene si synim kryesor pikerisht ndertimin e nje krociere, qe nje pjese e te ardhurave per turizmin t'i kthehet po atij". Po keshtu, ai urdheroi ministrin e Brendshem per hapjen e pikes kufitare me Malin e Zi ne Zogaj, si dhe te fillojne punimet ne keto segmente rrugore.