E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN deklaron se vazhdon të mbështesë Greqinë

“Përfaqësuersit e Trojkës pritet të shkojnë në Athinë javën e ardhshme dhe misioni i tyre do të përqëndrohet në reduktimin e deficitit dhe progresin e arritur në reformat strukturore në Greqi, në mënyrë që ky vend të kthehet në trajektoren e rritjes se qendrueshme”, deklaroi përfaqësuesi i FMN, Jerry Rice. 

Z. Rice tha se nuk është në gjendje të përcaktojë kohën e qëndrimit të Trojkës në kryeqytetin grek, pasi kjo do të varet nga progresi e arritur. Ai tha gjithashtu se nuk e di se kur do të jetë gati raporti i Trojkës për Greqinë.

Z. Rice përsëriti se FMN-ja vazhdon të mbështesë Greqinë, duke shtuar se qeveria greke po punon për të marë masa të drejta dhe të balancuara.

Z. Rice theksoi se ekziston mundësia për lehtësimin e politikës monetare në Evropë dhe se Fondi pret rolin që do të luhet nga Banka Qendrore Evropiane.

Së fundi, z Rajs konfirmoi bisedën telefonike që kryeministri grek, Antonis Samaras kishte me kreun e FMN-së, Christine Lagarde, duke argumentuar se "nuk ka asgjë të pazakontë", pasi u diskutua situata e përgjithshme e ekonomisë greke, por vuri në dukje se ajo ishte një "bisedë private" dhe FMN nuk do të japë më shumë detaje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›