Përmbyllja e pavarësisë në pikëpyetje, serbët si votojnë ligjet

Ndryshimet Kushtetuese që përmbyllin pavarësinë e mbikëqyrur janë në pikëpyetje. Kjo pasi që grupe parlamentare nga komunitetet pakicë kanë kushtëzuar votën e tyre, me mos kalimin e disa amendamenteve që kanë të bëjnë me të drejtat e serbëve dhe Kishën Ortodokse.
Petar Milletiq, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të SLS-së, ka thënë për Radio Dukagjinin se janë disa amendamente problematike, për komunitetin serb dhe kishën ortodokse serbe të cilat nëse kalojnë atëherë nuk duhet llogaritur në votën e grupit parlamentar të tij
“Si parti politike mund të përcaktohemi se cili amendament është i nevojshëm ose jo. Amandamentet të cilat janë të diskutueshme, për ne komunitetin serb dhe kishën nuk do ti votojmë, në të kundërtën nëse këto amandamente hiqen, atëherë do ti votojmë”, ka thënë Miletiq.