E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të moshuarit, Ksera: Pr/ligj për shërbim social edhe në shtëpi

Tiranë- Me qindra të moshuar janë të detyruar të jetojnë vetëm, dhe pa përkujdesjen e askujt. Shumë prej tyre arrijnë të mbijetojnë vetëm me atë pak pension që marrin, ndërkohë që jo të gjithë arrijnë të kenë një kujdes shëndetësor të rregullt.

Për këtë arsye ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka deklaruar se institucioni i tij është duke hartuar një projektligj që pritet të miratohet në Nëntor, në bazë të së cilit kërkohet ngritja e sa më shumë qendrave për të moshuarit, si dhe ndihma shëndetësore dhe ekonomike për ta të jepet në shtëpi.

Edhe popullsia në Shqipëri po shkon drejt plakjes prandaj ne duhet ta konsiderojmë kujdesin për moshën e tretë si një detyrim social dhe shtetëror. Pushteti vendor duhet të identifikojë nevojat dhe të ndërmarrë nisma për shtimin e shërbimeve ndaj të moshuarve. Decentralizimi dhe rritja e rolit të pushtetit vendor është vlerë e reformës që ne kemi ndërmarrë- tha Ksera.

Sipas statistikave në vend vetëm 1800 të moshuar mund të qëndrojnë në qendrat e ngritura për ta, ndërsa kërkesat janë të shumta. Në vendin tonë numërohen mbi 500 mijë të moshuar që trajtohen me pension, ndërsa kjo shifër pritet që gjatë viteve të jetë në rritje.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›