E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN heton sulmin kibernetik të sistemit të kompjuterave

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lajmëruar se ka nisur hetimet për një sulm kibernetik në sistemin e tij të kompjuterave. Një nga zëdhënësit e FMN-së, ka deklaruar se gjithësesi fondi është tërësisht funksional”. Ndërkaq Televizioni, Bloomberg Neës, raportoi se sistemi kompjuterik i FMN-së ishte sulmuar nga hakerët që besohet se janë të lidhur me qeveri të huaja, sulm ky që rezulton me humbjen e e-mailave dhe mjaft dokumenteve të tjera të rëndësishme. Edhe prestigjiozja “ Neë –York Times” ka raportuar se FMN është goditur gjatë muajve të fundit nga ajo që ekspertët e kompjuterëve e përshkruajnë si një sulm i madh dhe i sofistikuar. Më herët është njoftuar se sanksione të ashpra do të ndërmeren kundër sajber kriminalitetit, ose krimit kibernetik, nga ekspertët ndërkombëtarë të fushës. Sipas rregullave të reja, të cilat pritet t’i miratojë edhe Parlamenti Europian, hakerët rrezikojnë të dënohen të paktën me pesë vjet heqje lirie nëse shpallen fajtorë për dëmet serioze të shkaktuara në sistemet IT. Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten që të ashpërsojnë sanksionet kundër hakerëve që merren me kriminalitet të teknologjisë së lartë. gjatë javëve të fundit, janë regjistruar sulme të ngajshme në ueb faqet e Qeverisë së Francës, institucioneve të Bashkimit Europian dhe grupit amerikan bankar ”Sitigroup”. Masa të ashpra janë parashikuar dhe për ata që kryejnë sulme përmes rrjeteve të infektuara të kompjuterëve, të programuara për dërgimin e spam-ave, qëllimi i të cilëve është vjedhja e informacioneve identifikuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›