E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda: Papa dhe Berluskoni janë objektiva të sulmit

"Papa dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni janë objektiva jo të vështirë për tu ekzekutuar".
 

Kjo ka qenë deklarata bombastike që ka dhënë një prej përfaqësuesve kryesor mediatik të rrjetit terrorist të Al Kaedës, AS Sahab.
 

Lajmi është bërë i ditur në një uebsajt amerikan i cili citonte fjalët e Adam Gadahm një prej zëdhënësve kryesor të rrjetit terrorist.
 

Rrjeti terrorist i Al Kaedës ka shtuar ndjeshëm sulmet pas vrasjes së ish kreut Osama Bin Laden në Pakistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›