Greqi, situatë e tensionuar në burgun e Nafplios
Viktima ndërroi jetë pasi kishte marrë një sasi të madhe droge. Të burgosurit janë revoltuar për kushtet çnjerëzore në këtë burg duke mos pranuar të hynin në dhomat e tyre, ashtu siç e parashikon rregullorja.
Kapaciteti i burgut është vetëm për 200 persona, ndërkohë që aty vuajnë dënimin mbi 500 vetë. Në dhomat e përshtatshme për tre vetë jetojnë gjashtë persona. Të burgosurit protestojnë edhe për kushtet higjienike skandaloze të ambienteve ku jetojnë.
Kjo protestë vjen në kohën kur nuk kanë kaluar as 8 muaj nga greva e madhe e urisë ku u përfshinë të gjithë të burgosurit në Greqi për 18 ditë reshtë. Masat e ndërmarra nga qeveria greke si dhe ndryshimi i kodit penal i cili solli lirimin e disa qindra të burgosurve me dënime të lehta, nuk kanë përmirësuar asgjë në kushtet e mbajtjes së tyre.
Në burgjet greke vuajnë dënimin edhe 2500 shtetas shqiptarë. Ndërkohë që në protestat e djeshme nuk ishte i përfshirë asnjë shqiptar.