E Diel, 1 Nëntor 2026

FTD: 17 000 ish-agjentë të Stas-it ende funksionarë

Megjithë një ligj të miratuar në 1991, që parashikonte që administratat duhej të verifikonin të shkuarën e bashkëpunëtorëve të tyre, landet në fjalë janë treguar shpesh të buta dhe kanë mbajtur në shërbimet e tyre një numër jo të vogël ish-informatorësh të STAS-it, sipas një hetimi të kryer nga FTD.

Sipas sociologut dhe politologut Klaus Schroder, që drejton një strukturë kërkimore mbi ish-regjimin e RDGJ-së në Universitetin e Lirë të Berlinit, numri i ish-informatorëve ende të pranishëm në administratë mund të jetë madje "prej disa dhjetëra mijërash", i deklaroi ai FTD-së.

Duke pyetur të ngarkuarit me misionin për arshivat e STAS-it në çdo land, si dhe Universitetin e Lirë të Berlinit, FTD përcaktoi se 4 400 ish-informatorë të STAS-it ishin ende funksionarë në Saxe-Anhalt, 2 942 në Brandebourg dhe 2 733 në Berlin.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›