Kinë, arrestohen për spiunazh 4 australianë
"Katër punonjësit e zyrës së Shangait të 'Rio Tinto'-s u ndaluan për vjedhjen e dyshuar të sekreteve shtetërore", njoftoi agjencia zyrtare Hsinhua, që citon sigurimin e shtetit të Shangait.
Ministri australian i Punëve të Jashtme, Stephen Smith njoftoi dje se një drejtues i grupit anglo-australian, Stern Hu dhe tre kuadro të tjerë ishin ndaluar të dielën, duke saktësuar se mbi Hu rëndonin akuza "për spiunazh dhe vjedhje të sekreteve shtetërore''.
Grupi i minierave anglo-australian ''Rio Tinto'' njoftoi të martën ndalimin e nëpunësve të saj për arsye "të paqarta". Në fillim të qershorit, ''Rio Tinto'' kishte braktisur një marrëveshje strategjike të arritur në shkurt me kompaninë kineze ''Chinalco'', që do t'i mundësonte kompanisë kineze të dyfishonte pjesëmarrjen e saj në kapitalin e grupit anglo-australian të minierave.
"Vendimi i njëanshëm i 'Rio Tinto'-s jo vetëm që ka zhgënjyer ndërmarrjen ('Chinalco'), por pati pasoja të mëdha mbi industrinë dhe popullin kinez", kishte deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qin Gang.